• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi i kthehet Ramës: Timonin e more me ndihmën e Bashës

by Java News
29/07/2017 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi, përmes një postimi në FB komenton turin nëpër Shqipëri të kryeministrit Rama. Kohët e fundit, Rama ka vënë nën shënjestër drejtoritë e tatimeve duke i konsideruar si të korruptuara. Mirëpo, Patozi shkruan se Rama bën akrobaci politike tani, kur dje sulmonte sistemin dhe tani thotë se sistemi është në rregull por janë njerëzit që korruptohen dhe korruptojnë. Patozi thumbon edhe çështjen e timonit, kur thotë se tani që kryeministri e mori me ndihmën e Bashës duhet ta mbajë drejt.

SHKOJNË BASHKË ATO, O TIMONIER LUNDËRTHYER!

Kjo loja e Edi Ramës se kush korrupton me shumë, sistemi apo njerëzit, më kujton atë anekdotën “hip se të vrava, zbrit se të vrava”.

Kur donte ta shtrydhte sistemin dhe ta vinte të gjithin në shërbim të vetes, thoshte se vetëm ai është problemi, por njerëzit “e shkret딑 nuk kanë faj. Edhe kur ata “fakirët” qëllonin të ishin bajlozë të babëzisë dhe kampionë të grabitjes së taksapaguesve shqiptarë.

Madje edhe kur ishin kapur në flagrancë me korrupsion në dorë, sërish ishin të amnistuar, për shkak të alibisë së sistemit.

Tani qe, edhe me ndihmën e Lulzim Bashës e ka vënë të gjithin nën thundër, thotë se janë njerëzit që korruptohen dhe korruptojnë, ndërkohë që sistemi është në rregull.

A thua se sistemi ka rënë nga qielli dhe njeriut thjesht i duhet pak kohë që të përshtatet, por nuk po e bën dot siç duhet.

Në fakt sa herë që i ndan të dyja, aq herë nuk ke ndërmend të ndreqësh diçka, por thjesht po kërkon të mjelësh edhe pikën e fundit të qumështit të korrupsionit, në të gjitha hallkat e sistemit. Sepse nuk ka asnjë reformë të përkryer, që do të ishte ilaçi çudibërës për të zhdukur si me magji sëmundjen e korrupsionit të administratës.

Po aq sa nuk e justifikon asnjëherë mungesa e ligjeve të mira epideminë e grabitjes së fondeve publike nga hordhia e hajduteve dhe e gjobvënësve të pushtetit. Të cilët, nën udhëheqjen tënde, sidomos në 4 vjetët e fundit, janë bërë të papërballueshëm.

Shkojnë të dyja bashkë ato, zoti kryeministêr! Reforma, nga njëra anë, dhe luftë pa kompromis ndaj të korruptuarve, në anën tjetër. Sa herë përpiqesh t’i ndash, aq herë na bien këmbanat e alarmit, që jo vetëm nuk e ke seriozisht, por më shumë se je duke u përpjekur të gënjesh trashë. Raportin një qeverie me korrupsionin nuk e përcakton në asnjë rast, as fantazia dhe, as intelekti i kryeministrit.

Sidomos në rastet e dëshpëruara kur perceptimi popullor është i tillë që qeveria konsiderohet si problemi më i madh dhe asnjëherë si zgjidhje. Dhe ky është fiks rasti ynë.

Është forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës, ajo që e përcakton. Mjafton që të shikojne se si sillet me fenomenin kryeministri, ministrat dhe zyrtarë të tjerë të lartë, dhe korrupsioni, në mos do të zhduket, do të stopohet apo do të zvogëlohet.

Por unë nuk kam asnjë shpresë se ti mund ta bësh këtë, sepse nuk mund te jetë më shumë shqetësim një drejtor hipoteke, qoftë ky edhe i superkorruptuar, se sa, fjala vjen, një ministër që nënshkruan një konçension qindra milonësh. Apo edhe ndonjë drejtor i përgjithshëm, sado grykës dhe famëkeq qoftë ai, në raport me vetë kryeministrin, i cili është dispeçeri i të gjitha aferave dhe skandaleve të një qeverie të korruptuar.

Ndaj leri akrobacitë, Edi Rama, por mbaje drejt timonin, që ta kanë lënë, për të keqen e të gjithëve, ta drejtosh i vetëm! Mos dredho kot, herë duke treguar me gisht sistemin, e herë duke e bërë me dorë nga njerëzit!

Reformimi i shoqërisë është një proces dinamik, ku ndryshimet për mire ndodhin vetëm atëherë kur ka vullnet të fortë politik. I cili deri tani mungon krejtësisht, sepse ti nuk ke ndërmend të ndërtosh një sistem të korracuar antikorrupsion dhe as një administratë të përkushtuar, që i largohet përdite e më shumë tundimit dhe zakonit për të futur duart në xhepat e qytetarëve.

Ti thjesht do që të na vizatosh dhe ngjyrosësh fasadën e një Shqipërie, qe nuk ekziston në realitet, por që po përpiqesh të na e imponosh si të vertetë, thjesht dhe vetëm me iluzionin, se bota nuk ka rëndësi si është, mjafton që të dish ta paraqesësh.

Kjo nuk pi ujë askund, dhe Shqipëria nuk mund të jetë kurrësesi përjashtim

Next Post
“Balili”/ Artan Hoxha: 8 operacione deri më tani, por pa sukses, ja ku fshihet “Escobari i Ballkanit”

Artan Hoxha: Gjykata liroi bosin shqiptar të drogës, i cili është i lidhur me Cosa Nostra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LAJMI I FUNDIT/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia, motivet ende të panjohura

LAJMI I FUNDIT/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia, motivet ende të panjohura

July 1, 2026
Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga “Botërori 2026”

Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga “Botërori 2026”

July 1, 2026

Një protestë e dhunshme, dhurata më e bukur verore për Edi Ramën

July 1, 2026
Valdrin Pjetri merr drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave/ Gogu kërkon përshpejtim të dosjeve dhe transparencë të plotë për qytetarët

Valdrin Pjetri merr drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave/ Gogu kërkon përshpejtim të dosjeve dhe transparencë të plotë për qytetarët

July 1, 2026
“Të diskutohet raporti i PE-së”, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend

Tabaku kritikon qeverinë për bonusin e pensionistëve: Lëmoshë sezonale!

July 1, 2026
Korçë/ Aksident tragjik, humb jetën një fëmijë

Kokainë dhe kanabis në doza gati për shitje, në pranga dy të rinjtë në Durrës

July 1, 2026
“Mbylle gojën o legen”/ Plas debati te Komisioni i ‘Zgjedhores’, Manja i kthehet ashpër Ivi Kasos

“Mbylle gojën o legen”/ Plas debati te Komisioni i ‘Zgjedhores’, Manja i kthehet ashpër Ivi Kasos

July 1, 2026

Prej protestave mund të rritet pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme

July 1, 2026
Grabitën një banesë në Belgjikë, gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

Grabitën një banesë në Belgjikë, gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

July 1, 2026
Sherr mes dy personave në Kombinat, njëri qëllon me armë

Të tjera ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, ja kush janë drejtuesit e rinj

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In