• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patentat e Tahirit, Rama: Pata ndjesinë e një konfuzioni, nuk jam avokati i tij

by Java News
14/11/2017 22:17
SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku Gentian Salaj eshte zgjedhur krytari i ri Autoritetit te Medias Audiovizive, AMA./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Saimir Tahiri, Minister of Interior, during a parliamentary session.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama, i ftuar në Studio e Hapur, ka folur edhe për ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, lidhur me gjetjen e dy patentave të tij në makinën e një biznesmeni, ku u sekuestruan edhe 860 mijë euro.

Rama deklaroi se kjo çështje i takon prokurorisë dhe Tahirit, nuk më takon as mua, as qeverisë dhe as PS

“Kjo është një çështje që i takon prokurorisë. Nuk më takon as mua, as qeverisë dhe as PS. Është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së grupit të PS, kjo është një çështje që i takon Tahirit dhe avokatëve të tij. Unë nuk jam avokat i Tahirit, as PS nuk është avokat i tij. Nuk kam dëgjuar një shpjegim racional për këtë çështje. Pata ndjesinë e një konfuzioni shumë të madh. Kjo mund të jetë shumë e rëndë, por edhe shumë pa lidhje” tha Rama.

Rama deklaroi se PS mori përgjegjësi të plotë politike lidhur me rastin. “Tahiri është jashtë grupit të PS si një deputet i lirë, të provojë pafajësinë e tij“, tha Rama.

Rama tha se në rast se faktohet akuzat, do të duartrokasë i pari triumfin e drejtësisë

“Në rast se faktohen akuzat, do të duartrokas i pari triumfin e drejtësisë. Nëse vërtetohet akuzat, ky do ishte turpi më i madh për PS këto 30 vjet, por nuk besoj“, tha Rama

Ai gjithashtu tha se nuk ka folur me Tahirin pas gjetjes së dy patentave në makinën e biznesmenit Sota, ndërsa ka nënkuptuar se nuk ka pasur asnjë lidhje mes kësaj çështjeje dhe largimit të tij nga qeveria në muajin maj.

Vasili: Keni folur me Tahirin pas çështjes Sota?

Rama: Jo…

Vasili: Nuk mendoni se duhej?

Rama: Për çfarë duhej?

Vasili: Nuk mendoni se duhet të dini pse ishin patentat e Tahirit në mesin e parave të Sotës?

Rama: Këto janë çështje të drejtësisë. Mund të kem 100 ide në mendje, por nuk kam kurajë t’ia them vetes kjo është kështu, siç bën shumica. Këto janë histori kazani. Historia e vërtetë është ajo që po zhvillohet në një proces hetimi dhe gjykimi. Duhet ta shkruajë prokuroria nga njëra anë me Saimir Tahirin dhe avokatët e tij, dhe në fund gjykata vendos cili është versioni i besueshëm.

Vasili: A dinit diçka për Tahirin që kur e larguat nga qeveria?

Rama: (Tund kokën dhe nuk përgjigjet, duke nënkuptuar “Jo”).

javanews/a.ç

Next Post
VIDEO/ Dy shqiptarë drejt finales së Botërorit të MMA

VIDEO/ Dy shqiptarë drejt finales së Botërorit të MMA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

March 2, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrau me thikë Egli Pashollarin te ish-Parku, arrestohet në Tropojë autori

March 2, 2026
Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

March 2, 2026
Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

March 2, 2026
“U nda vota e majtë”/ Paskal Milo për fitoren e Melonit: Italia vështirë të dalë nga…

Milo: Shqipëria duhet ta shohë të vërtetën në sy, Trump kërkon të vendosë hegjemoninë amerikane në botë

March 2, 2026
“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit!

“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

March 2, 2026
Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In