• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Patenta e re në BE – Çfarë do të ndryshojë?

by Os De
21/10/2025 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian është gati për lejet e reja të drejtimit të automjetit. Parlamenti Europian do të votojë për masën e re sot dhe anëtarët pritet të votojnë pro. Ky është votimi i fundit përpara se rregullat të zbatohen nga qeveritë e BE-së. Megjithatë, vendet anëtare kanë njëfarë lirie veprimi kombëtare. 

Qëllimi kryesor i rregullores së re është uniformiteti i patentave brenda BE, veçanërisht kjo do duhet të luajë rol në çështjet e sigurisë. “Ne kemi 20,000 vdekje në aksidente rrugore çdo vit në BE – këto janë shumë”, shpjegon eurodeputeti italian Matteo Ricci. Socialdemokrati luajti një rol udhëheqës në negociatat e gjata me shtetet anëtare të BE-së dhe Komisionin Europian. Tani, zbatimi i gjobave duhet të jetë më uniform dhe më i drejtë. 

Një pikë e rëndësishme: Kushdo që duhet ta dorëzojë lejen e drejtimit të automjetit në një vend tjetër të BE-së nuk duhet të lejohet të vazhdojë thjesht të ngasë makinën në vendin e tij. Kjo do të thotë që pezullimi i patentës së drejtimit duhet të njihet dhe të zbatohet në të gjithë BE-në. Informacioni duhet të shkëmbehet. 

Leja digjitale e drejtimit të automjetit 

E re: Patenta digjitale. Leja e drejtimit të automjetit do të jetë aksesueshme përmes smartphone-it. “Kjo është veçanërisht e mirë për të rinjtë që kanë gjithçka në telefonat e tyre celularë”, thotë deputetja e BE-së, Jutta Paulus. Po ashtu një kohë prove dy vjeçare e patentës për të rinjtë kudo në BE nga mosha 17 vjeç. 

Rregullore të reja për ata që mësojnë drejtimin e automjetit: Do të kërkohet më shumë vetëdijësim për rreziqet e të quajtur këndit të verbër si edhe përdorimit të telefonave celularë në automjet. Po ashtu t’u kushtohet më shumë vëmendje këmbësorëve, fëmijëve, atyre me biçikletë dhe të tjerëve të pambrojtur në rrugë. Sa i përket lejeve të drejtimit të makinave të vogla: Limiti i peshës së përgjithshme për automjetet me sisteme alternative të drejtimit do të rritet ndjeshëm. 

Pas debatesh të mëdha nuk do të ketë kontroll shëndetësor për drejtuesit e moshuar të automjetit. Shtetet e BE mund të vendosin vetë për këtë. 

Durim deri në zbatim 

Se kur reforma do të hyjë në fuqi varet nga qeveritë e BE-së. Si kujtesë: Në vitin 1980, u miratua në ato që atëherë ishin nëntë shtete anëtare direktiva e parë për lejet e drejtimit për një leje drejtimi të uniformuar ngjyrë rozë – dokumenti i ri hyri në fuqi vetëm gjashtë vjet më vonë. DW 

Next Post
Panik te Bologna, trajneri i klubit italian shtrohet në spital/ Ja si paraqitet gjendja e tij

Panik te Bologna, trajneri i klubit italian shtrohet në spital/ Ja si paraqitet gjendja e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In