Përbërësit:
2 patëllxhanë të medha,
1 gotë uji sode, jo sodë pluhur po pije,
pak kripë dhe
miell
Përgatitja:
Marim patëllxhanët, i presim në formë të rrumbullaëkt dhe i hedhim në një tas. Më parë në këtë tas do të duhet të kemi hedhur miellin dhe sodën. Pasi të kemi hedhur në këtë tas edhe patëllxhanët, sigurohemi që të kemi hedhur në tas, pas përzierëies së përbërësve të mësipërm të ketë edhe sasinë e mjaftueshme të kripës.
Brumi që do të dalë pasi ta kemi punuar duhet të jetë i hollë.
Në një tigan me vaj, marim patëllxhanat një e nga një dhe i hedhim në brumin që kemi përgatitur. Në tigan paëllxhanët do të duhet t’i pjekim nga të dyja anët. Pasi të jenë pjekur, i vendosim në një pjatë. Para vendosim një letër thithëse që të pijë vajin e tepërt.
Në këtë meënyrë mund të gatuani edhe kungujt, domatet dhe shumë gjëra të tjera.
Kujdes: Në vend të sodes mund të vendosni një gotë birre.









