• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Drafti, si të shpëtosh shtëpinë nga sekuestrimi kur s’paguan dot kredinë

by
02/06/2015 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lehtësira për familjet në vështirësi ekonomike, të cilave u krijohet mundësia të mbajnë shtëpinë e parë dhe një pezullim kredie për dy vjet apo edhe rinegocim të kësteve dhe lehtësira tatimore kur nuk mund të paguajnë.

Një draft-ligj i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit do të marrë për herë të parë në mbrojtje familjet që, për shkak të kushteve ekonomike rrezikojnë të humbin shtëpitë në pamundësi pagese të kredive. Ligji i ri do të mbrojë individët që kanë kredi në banka nga sekuestrimi i shtëpisë së parë. “Ke mundësi ta mbash atë shtëpi dhe mos të të ekzekutohet me përmbarim nga kreditori i siguruar.

Po si mund ta mbash atë shtëpi? Të rinegociosh, ligji ta ka dhënë mundësinë, në gjykatë. Nëse gjykata e sheh të arsyeshme, e vendos gjykata dhe jo kreditori i siguruar, për të mbajtur një apartament, nuk po them dy. I dyti quhet biznes, jo mjet jetese. Një apartament lejohet”, – thotë Klajdi Mati, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit. Sipas këtij projektligji, qytetarët do kenë një shans për “ngrirje” të kredisë apo rinegocim të kësteve nëse nuk do e kenë të mundur pagesën e tyre.

Sipas Matit, për individët në vështirësi, të cilët aplikojnë për faliment, drafti parashikon pezullimin e pagesës së kredisë për një periudhë të caktuar kohe dhe rinegocimin e këstit të saj. Po kështu, ata do të çlirohen edhe nga disa detyrime. Ai tha se ende nuk është bërë e qartë se cilat do të jenë detyrimet për të cilat do të krijohen lehtësi.

“Kompanive nuk u shkarkohen, individëve mendohet t’u shkarkohen si në të gjithë botën kartat e kreditit. Nuk është vendosur akoma, faturat mjekësore, mbase faturat e utilitetit”, – thotë Mati.

Por ata individë, të cilët përfitojnë nga falja e detyrimeve nuk do të lejohet më që për 9 vjet të marrin kredi në banka. Veç individëve, drafti i ri lehtëson procedurat e falimentit edhe për bizneset, duke e vënë theksin jo tek mbyllja, por riorganizimi i tyre.

“Kemi ndryshuar procedurën e kërkesave, kemi ndryshuar procedurën e pagesave. Më përpara ndodheshim në ngërç të madh se kush paguante shpenzimet administrative. Sot me kërkesën për procedurë falimenti, që kjo kërkesë mund të jetë për likuidim, për riorganizim, pagesat do të jenë drejtpërdrejt me dorëzimin e formularëve, që procedura mos të ngelë në ngërç për shpenzimet administrative”, – vijon Mati. Sipas Matit, drafti është hartuar sipas modelit amerikan dhe favorizon debitorët për t’u dhënë atyre mundësi të dalin nga vështirësitë financiare në mënyrë ligjore.  Marrë me ndryshime nga TCH

Next Post

Idrizi në Vlorë: PDIU udhëhiqet nga interesat kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com