• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patatja e mandateve të djegura, edhe si bukë edhe si gjellë!

by Alfred Peza
17/03/2021 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Historia politike në Shqipëri përsëritet në mënyrë ciklike, në trajta nga më të çuditshmet, duke prodhuar skenarë të rinj të panjohur më parë. E tillë duket të jetë edhe çështja e mandateve të djegura të deputetëve të opozitës në fillim të 2019. Përmes flakës së tyre, fillimisht u mendua që do të digjej mandati i mazhorancës qeverisëse të Kryeministrit Edi Rama. Por, tani që ajo mbaroi dhe ai po përgatitet për të fituar një mandat të ri, po bëhen gati flakët e ferrit për të djegur “fajtorin”!

Pas entuziazmit fillestar, në përfundim të zgjedhjeve të përgjithëshme lokale të 30 qershorit, u pa që PD, LSI dhe aletatët e tyre, në vend të kundërshtarit kishin nisur që të digjnin veten e tyre. Vetëm pasi u pa sesi u dorëzuan 60 bashkitë në të gjithë Shqipërinë, duke nxjerrë përfundimisht në rrugë të madhe gjithë opozitarët, u kuptua se zjarri i mandateve rrezikonte që të digjte edhe ideatorët e saj: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Me kalimin e kohës nxehtësia e mandateve të djegura, mori formën e patates së nxehtë, e cila po shtëtit dorë më dorë me qëllimin që në fund ti mbetet vetëm njërit. I pari që hoqi dorë nga autorësia e aktit të paprecedentë të daljes nga Parlamenti, ishte Ilir Meta, i cili bëri të paditurin, duke shpikur një udhëtim në Gjermani a gjetkë për ditën e ngjarjes. A thua se zhvillime të tilla të jashtëzakonshme që ndodhin njëherë në shekull, improvizohen aty për aty dhe në këtë rast “Mehmeti e bëri me kokën e tij”.

E dyta që hoqi dorën nga patatja e nxehtë e djegies së mandateve, ishte Monika Kryemadhi. Përmes Luan Ramës, iu kërkua falje publike jo shqiptarëve, jo opozitarëve dhe jo votuesve të LSI që u kishin besuar 19 mandate më 2017, por Presidentit të Republikës Ilir Meta që i çdekretoi ato zgjedhje.

Tani patatja e nxehtë ka mbetur vetëm në dy duar; në ato të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Është shumë interesante pas kësaj, për të parë, sesi po përgatitet që tani gijotina për Kryetarin e opozitës, nga dy liderët e saj realë: Ilir Meta dhe Sali Berisha.

E sigurtë është se pas Ilir Metës, edhe Sali Berisha do të lajë duart si Pons Pilati përpara dështimit më spektakolar të këtyre 30 viteve të post komunizmit, që opozita ka pësuar përmes aktit të djegies së mandateve të deputetëve përballë mazhorancës socialiste. Sepse në vend që të rrëzonin Edi Ramën përmes një skenari “in extremis”, për ta detyruar që tu jepte një pazar në tavolinë, opozita tani rrezikon të bjerë vetë në kurthin e ngritur me aq bujë. Duke prodhuar pashmangshmërisht pas 25 prillit, një proces për të bërë një “kokë turku”, si “fajtorin” e këtij dështimi.

Në këtë mënyrë, patatja e nxehtë e djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, do ti mbetet përfundimisht në dorë Lulzim Bashës. E bashkë me të edhe kryqi i fajit për humbjen e radhës, duke e larguar përfundimisht nga skena, si lider të opozitës. Kjo është me sa duket, pjesë e një skenari të parapërgatitur, që e ka bërë Ilir Metën prej kohësh të nisë përgatitjet për ti zënë vendin. Duke plotësuar edhe pazëllin e një loje të vjetër sa vetë historia e politikës botërore, me Sali Berishën “de facto” kryetar të përjetshëm dhe Ilir Metën, kryetari “de jure” të opozitës.

Dikur shqiptarët e kanë ironizuar që në diktaturë, shprehjen e famshme të Enver Hoxhës se “patatja është edhe bukë, edhe gjellë”. Ndërsa në kushtet e sotme të pluralizmit, “patatja e nxehtë” e djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, e përfundoi me sa duket misionin për të qenë “buka” që ushqente shpresat për tu rikthyer në pushtet përmes ekstremizimit të situatës politike në vend. Ndaj, kanë filluar skenarin B, për ta shndërruar pataten e tyre, në gjellën bajate të radhës, për të gënjyer sërisht opozitarët për dështimin që po i pret.

Vetëm kështu mund të shpjegohet me sa duket, se përse tani që Ilir Meta paralajmëroi dorëheqjen si President nëse Edi Rama fiton me 71 e më shumë mandate, doli sërisht në skenë çështja e djegies së mandateve. Duke i kërkuar falje Ilir Metës, LSI ia la në derë Lulzim Bashës paten që po i çon drejt humbjes së zgjedhjeve, duke ia ngritur topin Sali Beriëshës që tani për ti dhënë shkelmin më 26 prill.

Next Post
“Spak, hetim Mediut për Gërdecin”/ Familjarët e viktimave: Dha urdhër të paligjshëm për predhat e mëdha

“Spak, hetim Mediut për Gërdecin”/ Familjarët e viktimave: Dha urdhër të paligjshëm për predhat e mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com