• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasuritë/Kreu i Gjykatës Kushtetuese me borxhe, ndërsa Zaganjori me 13 burime të ardhurash

by Java News
21/04/2017 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, vijon të deklarojnë të ardhura modeste, krahasuar me pasurinë përrallore dhe të pajustifikuar të disa anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjykatës së Lartë, gjyqtarëve të Apelit dhe disa prokurorëve.

Referuar deklaratës së pasurisë për vitin 2016, dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kreu i Kushtetueses thotë se ka katër vjet që shlyen një kredi prej 16 800 000 lekësh për blerjen e një apartamenti dhe garazhi në Tiranë. Dedja e ka marrë kredinë me 20 vjet afat shlyerje. Për marrjen e kredisë është bërë dorëzanëse bashkëshortja e tij Sonila Cami.

Po për gjatë vitit që lamë pas, Dedja ka deklaruar 2 215 140 lekë të ardhura nga paga si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, 60 901 lekë gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës dhe 39 320 lekë të ardhura nga pagesa si pedagog në Shkollën e Magjistraturës. Ndërsa, bashkëshortja e tij, Sonila Cami deklaron 74 450 lekë të ardhura nga paga si nëndrejtore e Shkollës ‘Jeronim De Rada’, 290 416 lekë të ardhura nga pagesa e sigurimeve shoqërore nga barrëlindja dhe 293 116 lekë gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës.

Xhezair Zaganjori

Në deklaratën e pasurisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, bie në sy shumësia e burimeve të të ardhurave, për shkak të angazhimit në disa punë njëherësh dhe projekteve të ndryshme. Referuar deklaratës së pasurisë, të ardhurat vjetore të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, vijnë nga 13 burime të ndryshme. Konkretisht, Zaganjori deklaron 2 017 000 lekë të ardhura për vitin 2016 nga paga si kryetar i Gjykatës së Lartë, të ardhura si anëtar i KLD, si pjesë e bordit drejtues të magjistraturës dhe të ZABGJ. Po ashtu, Zaganjori është angazhuar në mësimdhënie, udhëheqje masteri dhe doktorature në Fakultetin e Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Institutin e Studimeve Evropiane. Nga kjo veprimtari ka fituar 1 191 000 lekë.
Të ardhurat e tjera
Zaganjori deklaron 263 540 lekë të ardhura nga mësimdhënia dhe udhëheqja shkencore në Universitetin Luarasi, 298 euro dhe 155 000 lekë të ardhura nga bashkëpunimi me fondacionin Hanns Seidel dhe Institutin e Studimeve Politike në Tiranë. Po ashtu, kryetari i Gjykatës së Lartë deklaron 380 euro të ardhura nga pjesëmarrja në tryeza të organizuara për gjykimin administrativ nga IRZ si dhe nga botimi i librit ‘Menschenrechte in Ost und Mittel Europa’. Zaganjori deklaron 1 764 000 lekë të ardhura nga dhënia me qira e një bodrumi, kati i parë, 104 972 lekë interesa nga depozita në lekë e gruas, një llogari bankare 10 210 euro, 243 695 lekë, interesa vjetore nga shuma e investuar në obligacione etj./shqiptarja
c.a
Next Post
Tahiri: Mos u lodhni me gjeagjëza, për PS ka më shumë rëndësi koalicioni me shqiptarët

KAMEZ/ Tahiri: Duan destabilizim ata që nuk duan zgjedhje më 18 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In