• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasuritë e sekuestruara nga krimi, deputetja e PS: Do administrohen me shumë efikasitet

by Java News
19/02/2020 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet në ligjin “për administrimin e pasurive të sekuestruara”, duke rritur rolin e Agjencisë së Administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara rrit efikasitetin në luftën ndaj krimit të organizuar.

Elona Gjebrea, deputete e Partisë Socialiste, pjesë e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, gjatë një interviste për ATSH ka nënvizuar se ndryshimet ligjore që pritet të kalohen në Kuvend janë pjesë e paketës ligjore të miratuar nga qeveria që diktohen nga nevoja për të luftuar frontalisht krimin e organizuar.

Sipas Gjebresë, projektligji ka të bëjë pikërisht me mundësinë që të kemi një mirëadministrim të pasurive të konfiskuara apo sekuestruara dhe një fuqizim të rolit të Agjencisë për Administrimin e pasurive të sekuestruara e konfiskuara.

“Sipas ligjit të ri, kjo agjenci do të kalojë nën varësi të Ministrisë së Brendshme, dhe nuk do të jetë më në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Po ashtu do të kemi një rol të shtuar të Komitetit ndërinstitucional përsa i takon masave ndaj krimit të organizuar, që do ketë një rol vendimmarrës dhe do të bashkëpunojë me agjencinë në fjalë”, tha Gjebrea.

“Në këtë mënyrë, shton ajo, do të ketë dhe një shpejtësi dhe një efikasitet më të mirë sa i takon luftës ndaj krimit të organizuar. Është një risi në fakt. E quaj një projektligj të nevojshëm, aq më tepër që bëhet fjalë për një masë, si pjesë e një pakete të ndërmarrë nga qeveria e ndikuar nga nevoja për një luftë frontale ndaj krimit të organizuar”, nënvizoi deputetja socialiste.

Ajo sqaroi dhe përse është me rëndësi që administrimi i pasurive të sekuestruara të realizohet nga një agjenci brenda Ministrisë së Brendshme, duke eliminuar hallkat dhe burokracitë e tepërta. “Nëse ne kemi një sekuestrim të aseteve të caktuara kriminale nga ana e Policisë dhe administrim nga një strukturë tjetër që nuk është nën administrim të Ministrisë së Brendshme, kjo sjell një rritje të burokracisë dhe hallkave të cilat duhen tejkaluar, por duke qenë një strukturë brenda Ministrisë së Brendshme, atëherë rritet mirë koordinimi dhe institucionet bashkëveprojnë më mirë duke lehtësuar mënyrën se si këto prona të vëna nën sekuestro do të mirë administrohen”, theksoi Gjebrea.

Sipas ish-zv.ministres së Brendshme, “Komiteti Ndërinstitucional për masat kundër krimit të organizuar. Këtij komiteti i rritet fuqia, pasi nga komitet këshillimor kthehet në një komitet vendimmarrës. Ky komitet përbëhet nga përfaqësues nga Prokuroria, Policia, Ministritë e linjës…etj. Dhe ata do të marrin një vendim sipas nevojave që do t’i paraqesë agjencia dhe do të rrisë efikasitetin se si kjo agjenci do të funksionojë”.

Deputetja Gjebrea tha se këto ndryshime ligjore nuk kenë kosto për buxhetin e shtetit. “Kjo agjenci e administrimit të pasurive të sekuestruara) tha Gjebrea, “ka një strukturë të plotë dhe s’ka ndryshim në buxhet. Dhe nga këto ndryshime ligjore, ne presim të kemi një agjenci më efikase dhe të intensifikohet më tej lufta ndaj krimit të organizuar duke rritur dinamizmin e punës së saj”.

“OFL, tha Gjerba, do të vijojë punën e saj dhe kur gjykata do të marrë një vendim futet në lojë agjencia dhe kjo do jetë më dinamike më e shpejtë dhe më e efikase. Edhe ligji italian funksionon në këtë mënyrë, edhe agjencia dhe polica janë brenda të njëjtës strukturë dhe kanë një bashkëpunim më efikas”, përfundoi Gjebrea.

Next Post
“SHBA favorizon shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi?”/ Reagon i dërguari i Trump: Lajm i rremë

“SHBA favorizon shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi?”/ Reagon i dërguari i Trump: Lajm i rremë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In