Të zgjedhurit e rinj vendorë deklarojnë pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare dhe të ardhurat e siguruara nga puna e tyre dhe e familjarëve. Në deklaratat e pasurive të dorëzuara në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave dhe të zbardhura nga gazeta “Shekulli”, renditen pronat e shumta të kryebashkiakut të Klosit të zgjedhur rishtaz, Basir Çupa, por llogaritë bankare të 11 drejtuesve të tjerë vendorë të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit.
Deklaratat e pasurive
Kryetarja e bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami (deklarata 2014)
Të ardhura nga paga si prefekte e qarkut Gjirokastër, 1 029 627 lekë.
Bashkëshorti, Dritan Rami
Të ardhura nga paga në universitetin “Eqerem Çabej”, 723 056 lekë.
Të ardhura nga honorare nga KMCAP, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër, 171 180 lekë.
Kryetar i bashkisë Klos, Basir Çupa (deklarata 2015)
Pronar me 50 % i një ap. me sip. 90.8 m2 në Klos, vlera 3 178 000 lekë.
Pronar me 50 % i një ap. me sip 58 m2, vlera 4 292 000 lekë.
Pronar i një trualli 283.5 m2 dhe ndërtesë 117.8 m2 në Tiranë, vlera 2 500 000 lekë.
Pronar i një automjeti “Benz”, vlera 328 000 lekë.
Pronar toke me sip. 720 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 110 000 lekë.
Pronar toke me sip. 2348 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 359 000 lekë.
Pronar toke me sip. 450 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 68 850 lekë.
Pronar toke me sip. 1530 m2, në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 237 000 lekë.
Pronar i një toke arë me sip. 1150 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat.
Pronar i një toke arë me sip. 1200 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat.
Pronar i një toke arë me sip. 450 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat.
Pronar i një toke arë me sip. 3450 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat.
Pronar i një toke arë me sip. 1850 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat.
Pronar i një toke arë me sip. 3375 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat.
Pronar i një toke arë me sip. 1540 m2në fshatin Fshat Klos, Mat.
Pronar i një toke arë me sip. 2200 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat.
Pronar një magazine në Mat.
Pronar i një trualli + ndërtesë 87.5 m2.
Pronar i një magazine në mat, sip. 338 m2.
Pronar i një trualli me sip. 580 m2, ndërtese me sip. 79.9 m2 dhe magazinë.
Depozitë bankare në “RZB”, 162 014 lekë.
Depozitë bankare në “Credins Bank”, 800 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
Depozitë bankare në “Credins Bank”, 883 769 lekë, pjesa takuese 50 %.
Depozitë bankare në “RZB”, 329 981 lekë.
Gjendja e llogarisë në “Intesa Sanpaolo Bank”, 10 524 lekë.
Të ardhura nga paga në shoqërinë tregtare “B.F.B 2007”, për periudhën 1 janar- 27 korrik 2015, 136 752 lekë.
Të ardhura nga shitja e 3375 m2 tokë, 200 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e 450 m2 tokë, 20 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e 1150 m2 tokë, 50 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e 1260 m2 tokë, 50 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e 3450 m2 tokë, 250 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e 2700 m2 tokë, 100 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e 1850 m2 tokë, 80 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e 1200 m2 tokë, 50 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i Hatixhe Çupës, 102 102 lekë.
Të ardhura nga paga si kryetar i këshillit bashkiak, Klos, 42 000 lekë.
Kredi bankare 2 000 000 lekë me afat 15 vjet. Detyrimi financiar i pashlyer 1 743 765 lekë.
Bashkëshortja, Rajmonda Çupa
Gjendja e llogarisë në “Credins Bank”, 536 373 lekë. Gjendja e llogarisë, 387 436 lekë.
Depozitë bankare në “Credins Bank”, 800 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
Depozitë bankare në “Credins Bank”, 883 769 lekë, pjesa takuese 50 %.
Pronare me 50 % e një ap. me sip. 90.8 m2 në Klos, vlera 3 178 000 lekë.
Pronare me 50 % e një ap. me sip. 58 m2 në Klos, vlera 4 292 000 lekë.
Të ardhura nga puna si mjeke në qendrën shëndetësore, Klos, 500 729 lekë.
Kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu (deklarata 2014)
Të ardhura nga shitja e një autobusi për skrap, 300 000 lekë.
Shpenzime për shkollën e djalit në UET, Tiranë, 1 250 euro.
Të ardhura nga paga si kryetar bashkie, 741 312 lekë.
Të ardhura nga dieta, 12 500 lekë.
Të ardhura si anëtar i këshillit të qarkut Korçë, 149 688 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtoreshë e kopshtit, Maliq, 574 831 lekë.
Kredi bankare për shtëpi, detyrimi financiar i pashlyer, 27 193 euro.
Kartë krediti në “Raiffeisen Bank”, 400 euro.
Kryetar i bashkisë Kurbin, Artur Bardhi (deklarata 2014)
Të ardhura nga paga si kryetar bashkie, 849 678 lekë.
Të ardhura si bonus për shpenzime transporti 180 000 lekë.
Të ardhura si anëtar i këshillit të qarkut Lezhë, 140 400 lekë.
Bashkëshortja, Donika Bardhi Të ardhura nga paga si punonjëse në hotel “Mega Klaus”, 378 240 lekë.
Kryetari i bashkisë Mat, Nezir Rizvani (deklarata 2015)
Pronar i një ap. me sip. 51.6 m2, vlera 520 000 lekë.
Pronar i një ap. me sip. 90.05 m2, vlera 49 539 euro.
Pronar i një garazhi me sip. 19.5 m2, vlera 7 510 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në “Societe General Albania”, 761 492 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në “Raiffeisen Bank”, 75 679 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në “Credins Bank”, 69 252 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në “Credins Bank”, 68 euro.
Gjendja cash, 6 000 dollarë.
Të ardhura nga puna si kontabël i miratuar, 705 000 lekë.
Bashkëshortja, Vjollca Rizvani
Gjendja e llogarisë bankare në “Credins Bank”, 100 020 lekë.
Të ardhura nga paga si ekonomiste në shoqërinë “Herbi” shpk, 30 000 lekë/muaj.
Kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci (deklarata 2015)
Pronar i një autoveture “Chrysler”, vlera 7 000 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, 1 086 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare, 1 000 euro.
Pronar i një makine “Benz Mercedes”, vlera 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga si kryetar i bashkisë Fushë-Arrëz, 56 100 lekë/muaj.
Bashkëpronar i një toke bujqësore + ndërtese 1-katëshe me sip. totale 970 m2, vlera 218 215 euro.
Pronar toke me sip. 4 800 m2 në Hamallaj të Durrësit, vlera 300 000 lekë.
Pronar toke me sip. 600 m2, në Fushë-Arrëz.
Bashkëpronar i një lokali, pjesë e trungut familjar. Pronar i një lokali me sip. 98.3 m2, vlera 70 000 marka.
Kryetar i bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili (deklarata 2014)
Të ardhura nga tërheqja e kontributit tek “Agroblend” shpk, 3 460 995 lekë.
Të ardhura nga tërheqja e kontributit tek “Agroblend” shpk për arsimimin e djalit, 1 715 589 lekë.
Të ardhura nga qiraja, 120 000 lekë.
Interesa bankare 371 lekë.
Të ardhura nga paga si kryetar bashkie, 726 649 lekë.
Të ardhura si anëtar i këshillit të qarkut, 143 640 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga puna si administratore e “Agroblend” shpk, 1 418 400 lekë.
Djali, Ender Ismaili, gjendja e llogarisë bankare, 11 268 lekë.
Kryetari i bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe (deklarata 2014)
Të ardhura si kryebashkiak, 1 115 742 lekë.
Të ardhura si anëtar i këshillit të qarkut, Fier, 83 160 lekë.
Bonus për telefon, 119 000 lekë.
Bonus për shpenzime transporti, 360 000 lekë.
Kredi bankare në “NBG Bank”, 183 000 euro me afat 20 vjet.
Detyrimi financiar i pashlyer 140 353 euro. Shpenzime për sigurim prone dhe jete, 767 euro.
Bashkëshortja, Blerta Tushe
Të ardhura nga paga si specialiste laboratori në klinikën “Nertila”, 94 259 lekë.
Kryetar i bashkisë Has, Adem Lala (deklarata 2014)
Pronar i një ap. në Krumë, Has, vlera 2 000 000 lekë. Pronar i një toke arë me sip. 500 m2 në Valias, Tiranë, vlera 70 000 lekë. Pronar i një autoveture “V Passat”, vlera 3 000 euro. Të ardhura nga paga si drejtor i DRSSH-së, Kukës, 960 000 lekë.
Bashkëshortja, Dallëndyshe Lala
Të ardhura nga paga si mësuese, 420 000 lekë.
Kryetar i bashkisë Cerrik, Altin Toska (deklarata 2015)
Pronar i një ap. me sip. 160 m2 në fshatin Shtermen, Cërrik, vlera 10 000 000 lekë.
Pronar me 20 % i një toke ku përfshihet truall, arë, ullishte, pemëtore, me sip. 9239 m2.
Bashkëpronar me gruan i një ap. me sip. 114 m2 dhe një trualli me sip. 11.4 m2 në Durrës, vlera 3 200 000 lekë.
Pronar i një ap. me sip. 85 m2, garazhi me sip. 25 m2 dhe kantinë me sip. 8 m2 në Brescia, Itali, vlera 70 000 euro.
Pronar i një automjeti “Opel Astra” me dokumente italiane, 6 900 euro.
Pronar i një automjeti “Alfa Romeo” me dokumente italiane. Gjendja e llogarisë bankare në “Unicredit”, (Brescia, Itali), 20 541 euro.
Gjendja cash, 1 115 000 lekë. Borxh dhënë babait, 900 000 lekë.
Të ardhura nga paga në ndërmarrjen “Edile Ghisini S.R.L”, Itali deri më 01.01.2015, 19 083 euro.
Kredi bankare në “Unicredit Societa per Azioni”, në shumën 100 000 euro me afat 20 vjet.
Detyrimi financiar i pashlyer 36 900 euro.
Bashkëshortja, Engjëllushe Toska
Pronare me 20 % e një pemishteje me sip. 1650 m2, trualli me sip. 200 m2 dhe ndërtese me sip. 150 m2 në fshatin Gostimë, Cerrik. Depozitë bankare në “BKT”, 3 301 202 lekë, pjesa takuese 33.3 %. Depozitë bankare në “Raiffeisen Bank”, 12 000 euro. Depozitë bankare në “Raiffeisen Bank”, 2 504 000 lekë. Pronare e një toke bujqësore me sip. 2000 m2, marrë sipas ligjit nr. 7051.
Kryetari i bashkisë Finiq, Leonidha Hristo (deklarata 2015)
Pronar me 1/6 i një toke bujqësore me sip. 14 400 m2, marrë sipas ligjit nr. 7501.
Pronar me 50 % së bashku me bashkëshorten, i një shtëpie me sip. 210 m2 në fshatin Aliko, Sarandë, vlera 6 400 000 lekë.
Të ardhura nga paga si specialist në Ministrinë e Industrisë dhe Energjetikës, 1 janar-30 maj 2015, 386 203 lekë. P
ronar i një autoveture “Mercedes Benz”, vlera 20 500 euro.
Pronar me 50 % së bashku me bashkëshorten, i një autoveture “Mercedez Benz”, vlera 898 000 lekë.
Gjendja cash, 850 000 lekë.
Detyrime financiare ndaj deklaruesit nga persona të tretë, 85 000 euro.
Depozitë bankare në “Societe Generale Bank”, 9 193 lekë. Depozitë bankare në “Credit Agricole Bank”, 2 100 lekë.
Bashkëshortja, Mila Hristo
Pronare me 1/6 i një ap. me sip. 66 m2 në Sarandë.
Të ardhura nga paga si specialiste pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, 309 872 lekë.
Kryetari i bashkisë Memaliaj, Durim Rroshi (deklarata 2015)
Pronar i një pasurie me sip. 70.92 m2, vlera 5 425 380 lekë.
Depozitë bankare në “Raiffeisen Bank” në emër të fëmijës, 946 772 lekë.
Depozitë bankare në “Raiffeisen Bank” në emër të fëmijës, 946 610 lekë.
Të ardhura nga paga si regjistrues në zyrën vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tepelenë, 73 196 lekë.
Bashkëshortja, Brunilda Rroshi
Të ardhura nga punë në qendrën shëndetësore në Qendër, Tepelenë, 58 992 lekë/muaj.
SHEKULLI