• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pasuria marramendëse e Erdoganit, kryetemë e medieve botërore

by Aalison Pearse Stevens
10/05/2016 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat më prestigjoze ndërkombëtare i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë dorëheqjes së kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu, duke e cilësuar atë “puç” të presidentit Erdogan ndaj kryeministrit të përzgjedhur nga vetë ai para kandidimit të tij për postin e kreut të shtetit.

E përditshmja gjermane “Bild”, prestigjozja amerikane “New York Times” dhe “Le Monde” në artikujt e tyre, me nota kritike theksojnë se Erdogan-i po ngre perandorinë e tij të pushtetit dhe jo vetëm, ndërsa kanë ngritur pikëpyetje dhe për pasurinë e familjarëve të Erdogan-it.

E përditshmja gjermane “Bild” në artikullin e saj shtron pyetjen “se si është e mundur që fëmijët e Erdogan-it kanë grumbulluar një pasuri kaq të madhe, e cila arrin në dhjetëra milionë dollarë, në një kohë kur të ardhurat vjetore të babait të tyre si president janë vetëm 50 mijë euro në vit”.

“Ndërsa babai i tyre (presidenti Erdogan) fiton rreth 50 mijë euro në vit, fëmijët e tij notojnë në luks. Nga buron e gjithë kjo pasuri? Nuk ka të dhëna zyrtare për këtë gjithë këtë pasuri”, shkruan “Bild”.

Artikulli i të përditshmes gjermane citon të dhënat e publikuara nga gazeta opozitare turke “Cumhuriyet” dhe thekson se të gjithë fëmijët e Erdogan-it, nga më i madhi deri tek vajzën e tij më e vogël, janë të angazhuar në biznese të ndryshme në sektorë të tillë si ajo e produkteve kozmetike, produkte të çastit, industrinë e anijeve dhe bizhuteritë dhe aksesorët e çmueshëm.

Gazeta gjermane bën një përshkrim të detajuar të të gjithë familjarëve të Erdogan-it, nga bashkëshortja e tij Emine, djali i tij i madh Ahmet Burak, djali i vogël Bilal, vajza e tij e madhe Esra dhe vajza e tij e vogël Sumeje.

Gazeta shkruan se vlera neto e pasurisë së djalit të Erdoganit, Ahmetit, arrin në rreth 80 milionë dollarë dhe përtej zërave kontradiktorë, gazeta ngre një pikëpyetje për mënyrën se si ai e ka arritur ai gjithë këtë pasuri. “Me të drejtë shtrohet pyetje: a ka ai mbështetjen e qeverisë turke”, shkruan gazeta.

“Bild” thekson se pasuria e Ahmet Burak Erdogan arrin në 80 milionë dollarë, ndërsa gazeta risjell në vëmendje dhe një aksident të vitit 1998, ku ai drejtonte makinën pa leje drejtimi dhe ku pas Sevim Tanurek humbi jetën në spital, transmeton shekulli.

Personi, i cili në raportin e ngjarjes bënte përgjegjës për aksidentin Tanurek, më pas u emërua nga Erdogan në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Menaxhimit të Porteve. Sipas gazetës, pas aksidentit, ai nuk është shfaqur pothuajse në asnjë rast, madje as në festat dhe gëzimet familjare.

Gazeta shton se djali i vogël i Presidentit, Bilali, kohët e fundit ka qenë shpesh kryetemë e mediave “si i përfshirë në marrëveshje të dyshimta dhe ilegale”.

Në fakt, Bilal Erdogan kohët e fundit është përballur me probleme dhe në Itali, pas pretendimeve se pasuria e tij mund të jetë e lidhur me një skandalin e korrupsionit të dhjetorit të vitit 2013, në të cilin ishin të përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet.

Aktualisht ai jeton në Itali dhe flitet se ai është duke punuar mbi disertacionin e tij. Së bashku me motrën e tij, ai dyshohet si i përfshirë në afera korruptive.

Gazeta risjell në vemendje dhe fakte të tjera të publikuara më parë, sipas të cilëve emri i Bilal Erdogan përmendet si i përfshirë në përvetësimin e pasurive të paluajtshme të Shoqatës “Turgev”, skandalin e korrupsionit të 17 dhe 25 dhjetorit të vitit 2013 dhe si njëri ndër biznesmenët e përfshirë në kontrabandën e naftës me ISIS, e cila sipas artikullit të The Guardin përllogaritet që arrinte në rreth 500 milionë dollarë në vit (Koha). (b.an)

Next Post

Gjykata lë në burg Giun, hedh poshtë kërkesën e tij për ndryshimin e masës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni del para GJKKO-së, ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Vlora Hyseni del para GJKKO-së, ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

September 23, 2026
Republika popullore e protestës

Vlora Hyseni dhe misteri i certifikatës së sigurisë

September 23, 2026
Presidenti i Kinës Xi Jinping, vizitë shtetërore në SHBA

Presidenti i Kinës Xi Jinping, vizitë shtetërore në SHBA

September 23, 2026
Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

September 23, 2026
Flakët përfshijnë zonën mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat

Flakët përfshijnë zonën mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat

September 23, 2026
Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

September 23, 2026
Komisioni i BE-së kërkon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove të Hungarisë pas reformave të qeverisë së re -

Komisioni i BE-së kërkon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove të Hungarisë pas reformave të qeverisë së re –

September 23, 2026
Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

6 tetori, afati fundit për Presidentin. Gjykata vendosi: Zgjedhja e qeverisë nuk shkeli Kushtetutën

September 23, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“UÇK një grup banditësh”, Rusia gëzohet: Thaçi të dënohet më shumë, Kosova u shkatërrua

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com