• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pasuria e Elon Musk arrin në 400 mld dollarë/ Lista e plotë e njerëzve më të pasur të botës dhe historisë

by A R
13/12/2024 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasuria e Elon Musk ka arritur majat në muajt e fundit pasi shkoi në shifrën 400 miliardë dollarë duke e bërë njeriun më të pasur të botës.

Sipas Bloomberg, një marrëveshje e re e kompanisë së tij, SpaceX e ka ndihmuar të konsolidojë këtë pozicion.

Muajin e shkuar, vlera e pasurisë së Musk u rrit me 136 miliardë dollarë pasi SpaceX dhe investitorët ranë dakord për të blerë 1.25 miliardë dollarë të aksioneve të brendshme. Kompania renditet ndër bizneset private më me vlerë në planet.

Një nga  faktorët kryesorë që ndikoi në rritjen e pasurisë së Musk, është aleanca e tij me Donald Trump  gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe roli i tij i ri në kabinetin e Trump, në departamentin e eficencës.

Një tjetër nga kompanitë e miliarderit, Tesla ka pësuar rritje pas humbjes së Kamala Harris. Aksionet e kompanisë janë rritur me 50% pas ditës së zgjedhjeve.

Ngjarjet e fundit kanë rezultuar të suksesshme për Musk duke e bërë 140 miliardë dollarë më të pasur se Jeff Bezos që mban vendin e dytë. Sipas Forbes, pasuria e Bezos arrin në 243 miliardë dollarë.

Më poshtë, gjendet lista e 10 njerëzve më të pasur të botës.

  1. Elon Musk, 400 miliardë dollarë
  2. Jeff Bezos, 243.7 miliardë dollarë
  3. Larry Ellison, 223.4 miliardë dollarë
  4. Mark Zuckerburg, 218.6 miliardë dollarë
  5. Bernard Arnault, 171.5 miliardë dollarë
  6. Larry Page, 160.5 miliardë dollarë
  7. Sergey Brin, 153.5 miliardë dollarë
  8. Warren Buffet, 143.7 miliardë dollarë
  9. Steve Ballmer, 130.5 miliardë dollarë
  10. Jensen Huang, 121.6 miliardë dollarë

Por kush janë njerëzit më të pasur në histori?

5. John D. Rockefeller, 674 miliardë dollarë

Themeluesi i Standard Oil renditet ndër njerëzit më të pasur në histori. Ai investoi në industrinë e naftës nga 1865-1880 dhe kompania e tij kontrollonte 90% të naftës në Amerikë.

4. Genghis Khan, 2.1 trilionë dollarë

Themeluesi i Perandorisë Mongole ishte sundimtari më i pasur i viteve 1100-1200 dhe kishte margaritarë e diamante me vlerë triliona dollarë dhe 270.000 kuaj që arrinin në 13 miliardë dollarë. Perandoria vlente triliona dollarë dhe pjesa më e madhe e pasurisë ishte vënë përmes pushtimeve. Vende si Kina, Siria, Korea, Rusia dhe Lindja e Mesme udhëhiqeshin nga Khan.

3. Akbar, 3.8 trilionë dollarë

Akbar ndërtoi Taj Mahal në vitet 1500. Sovrani i Indisë llogaritet të ketë pasur rreth 3.8 trilionë dollarë me shifrat e sotme. Asokohe, Perandoria Mughal përfaqësonte ¼ të PBB botërore.

2. Perandori Shenzong, 4 trilionë dollarë  

Perandori Shenzong udhëhoqi Perandorinë Kineze nga 1048-1085. Pasuria e tij vinte nga taksat dhe zhvillimet teknologjike që historianët thonë se Kina ishte shumë hapa përpara Europës. Gjatë sundimit të tij, ekonomia ishte e centralizuar çka do të thoshte se perandori kishte shumë pushtet ekonomik.

1. Mansa Musa, 4.6 trilionë dollarë

Mansa Musa, mbreti i Mali besohet që të jetë njeriu më i pasur në histori, sa thuhet që pasuria e tij të ketë qenë e pamatshme. Mali ishte një vend me nëntokë të pasur, kripë dhe ar në periudhën e viteve 1280-1337. Në atë kohë, ishte prodhuesja më e madhe e arit në botë. Udhëheqësi afrikan njihet për pelegrinazhin më ekstravagant të të gjitha kohërave, kur ai u shoqërua në Mekë nga 60.000 burra.

/a.r

Next Post
I akuzuar në Itali për trafik narkotikësh, kapet 60-vjeçari në Peshkopi

I akuzuar në Itali për trafik narkotikësh, kapet 60-vjeçari në Peshkopi

Comments 1

  1. Zhaklinë Anhalni says:
    1 year ago

    Po Sali Berisha me Ilir Rexhep Metaj, pse nuk janë përfshirë ku seicili ka mbi 5 miliardë euro pasuri të vjedhura ?

    Reply

Leave a Reply to Zhaklinë Anhalni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In