Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri i Kosovës, vazhdon të jetë politikani më i pasur në Kosovë.
Në deklarimin e pasurisë, ai ka deklaruar pasurinë e tij shumë milionëshe me shumicën e pasurisë së paluajtshme jashtë vendit.
Ai ka deklaruar kapital të kompanive ku është pronar më shumë se 400 milionë euro.
Pacolli miliona euro ka edhe para të gatshme nëpër banka. Në total ai ka rreth 6 milionë euro në banka, dhe po ashtu 355 mijë dollarë.
Të hyra vjetore ka deklaruar dividentin në vlerë totale prej 5.3 milionë eurosh dhe interesin e depozitave prej 130 mijë eurove./a.m.











