• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

PASURI NE SHITJE/ Ministria e Financave nxjerr në ankand 2 mln euro prona të sekuestruara

by Java News
26/12/2016 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronat e sekuestruara nga aktivitetet e paligjshme janë nxjerrë në shitje nga Ministria e Financave. Gjithsej janë 7 prona me vlere 270 milionë lekë ose 2 milionë euro. Pronat ndodhen në qytetet e Durrësit, Tiranës, Sarandës dhe Lushnjës. Vlera më e madhe në lekë i takon një ullishte në Durrës, e cila del në ankand me vlerë 111 milionë lekë. Gjithashtu me vlerë respektivisht 44.8 dhe74.5 milionë lekë u takojnë dy parcelave tokë po në Durrës.

Ndërsa një makinë “Mitsubishi-Pajero” e sekuestruar në Tiranë ka dal në shitje për 115 mijë lekë. Ankandi për blerjen e tyre do të zhvillohet me 11 janar të vitit 2017. Sipas kritereve të gares në ankand mund të marre pjesë çdo person fizik apo juridik i interesuar. Për blerje me ankand duhet të paraqitet një kërkesë me shkrim për blerjen e objektit apo ndermarjes e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave, mandat pagesën apo garancinë bankare në origjinal që vërteton derdhjen apo ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Financave si dhe dokumentet e identifikimit.

Vitet e fundit pasuritë e sekuestruara në të gjithë vendin janë miliona euro, por ende sot e kesaj dite nuk ka një regjistër dhe transparencë sesi administrohen pasuritë e konfiskuara. Përkundrazi edhe pasi është vënë sekuestro pasuritë janë shfrytëzuar nga të afërm të përsonave, ndaj të cilëve është aplikuar masa.

Deri me tani as Ministria e Financave dhe as Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara nuk kane te publikuar raporte dhe bilance të gjendjes së miliona euro pasuri që janë sekuestruar  dhe konfiskuar ndër vite. /MA.ME

Pasuritë në shitje

Capture

Next Post
Marca: “Ronaldo vs Messi”, ky duel nuk përfundon

Marca: “Ronaldo vs Messi”, ky duel nuk përfundon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com