• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marca: “Ronaldo vs Messi”, ky duel nuk përfundon

by Java News
26/12/2016 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për një dekadë, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar botën e futbollit, duke fituar Topin e Artë, Ligën e Kampionëve, e shumë trofe të rëndësishëm individual e ekipor.

Në vazhdimësi ata kanë zgjuar debat në mesin e fansave se cili është më i miri, dhe rëndësinë e trofeve që ata kanë fituar, transmeton Koha.net.Marca sjell karrierën e tyre në statistika, duke treguar se si dueli tyre vërtetë asnjëherë nuk përfundon.

Golat në finale

Gjerë më tani që të dy kanë qenë pjesë e 16 finaleve. Në këtë aspekt ylli i Barcelonës dominon bindshëm ndaj portugezit, duke shënuar 13 gola për dallim nga Ronaldoqë ka shënuar 11, ndërsa nëse përfshihen edhe Superkupa e Spanjës atëherë Messi ka shënuar 25 gola, kurse Ronaldo 14.

Golat në Ligën e Kampionëve

Real Madridi ka shënuar suksese po aq sa Barcelona në këto vitet e fundit, me Ronaldon që kishte shënuar rekord golash në sezonin 2013/14, 17 gola. Në sezonin e kaluar ai shënoi 16 gola, për dallim nga Messi që më së shumti gola kishte shënuar në sezonin 2011/12 me gjithsej 14 gola. Kurse sivjet ka shënuar 10 gola gjer më tani. Sa i përket trofeve, Ronaldo e ka fituar tre herë, një me Manchester Unitedin dhe dy me Realin, kurse argjentinasi e ka fituar katër herë, që të gjitha me Barcelonën.

Më i miri në garat Evropiane

Në histori të garave evropiane, Ronaldo prin me 98 gola me një epërsi të lehtë ndaj Messit, që ka 96, duke lënë prapa Raulin me 71 gola. Nëse i shtohen edhe garat e tjera ndërkombëtare atëherë portugezi vazhdon të prijë me 103 kundrejt 101 të Messit në të gjitha garat. Në total portugezi ka shënuar 504 gola në 689 ndeshje, kurse Messi ka 475 në 551 ndeshje të zhvilluara.

Tre golat

Në këtë aspekt Ronaldo është më i suksesshëm me 45 tregolësha për dallim nga Messi që ka 41. Në Ligën e Kampionëve Messi ka shtatë, kurse portugezi pesë. Megjithatë Ronaldo është më i suksesshëm me hetrika brenda një sezoni, me tre në 2011/12, kurse Messi ka arritur vetëm dy hetrika më së shumti brenda një sezoni.

Topi i Artë

Asnjë lojtar tjetër nuk e ka fituar çmimin e “Lojtarit të Vitit” përveç këtyre dyve që nga viti 2007 kur fitues ishte Kaka, pra nëntë vjet rresht që nga atëherë. Portugezi e ka fituar “Topin e Artë” katër herë, kurse Messi e ka fituar pesë herë.

Forma më e lartë sezonale

Plot 73 gola kishte arritur të shënonte ylli i Barcelonës në sezonin 2011/12, në krahasim me sezonin më të mirë të Ronaldos që e kishte arritur tre vjet më vonë, me gjithsej 61 gola. Kjo ishte pjesë e gjashtë sezoneve radhazi kur ai kishte shënuar më tepër se 50 gola për “Los Blancos”, me Messin që ka arritur shtatë sezone radhazi të tejkalojë më shumë se 40 gola. Të dy kanë arritur të shënojnë në 12 ndeshje radhazi, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
FOTO/ Kapen në Vermosh 62 kg drogë, autorët në arrati

FOTO/ Kapen në Vermosh 62 kg drogë, autorët në arrati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In