• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pastroje dhe vendosi fishekë të rinj”, dëshmia e oficerit: Unë ia dhashë pistoletën ‘Makarov’ Mehmet Shehut

by A R
15/01/2025 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dashnor Kaloçi 

Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra  dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!

Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, faqja jonë ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit, (pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë.

Në dosjen në fjalë, gjenden të plota dhe me faksimilet përkatëse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, Xhule Çiraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.

Gjithashtu në dosjen voluminoze në fjalë që po bëjmë publike, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje.

DOKUMENTI ARKIVOR, ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË DËSHMITARIT BEKTASH MUHARREM HANXHARI, NGA ANA E HETUESIT TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, BASHKIM CAKA

P R O Ç E S – V E R B A L (I pyetjes së dëshmitarit)

Sot më datën 10.6.1983, në Tiranë.

Unë hetuesi i MPB, Bashkim Caka, marr në pyetje si dëshmitar:

Emri, emri i babës, mbiemri: Bektash Muharrem Hanxhari.

Datëlindja, (dita muaji, viti), 1949, Tragjas.

Arsimi: Të lartë, MPB.

Vendbanimi: Sarandë, Lagjja Nr 4.

Detyra: Oficer, në D.P.B. Sarandë.

Anëtarësia në Parti: APPSH.

A është i dënuar: I padënuar.

Numri i letërnjoftimit….

Marrëdhëniet me të pandehurin….

Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësinë penale, në bazë të nenit 202 të K.P., për dëshmi të rreme.

FIRMA E DËSHMITARIT – Bektash Hanxhari

Në vitin 1970, unë kam filluar punë si oficer në grupin e shoqërimit të armikut Mehmet Shehu. Në vitin 1973, në këtë grup shoqërimi ka ardhur si oficer, edhe Ali Çeno, i cili u bë komandant grupi. Lidhur me veprimtarinë armiqësore të Mehmet Shehut, Fiqret Shehut, Kadri Hazbiut, e tjerëve, unë nuk di që të kem ndonjë fakt konkret në këtë drejtim.

Po unë po shpjegoj disa momente që më kanë rënë në sy. Nga grupi armiqve të Mehmet dhe Fiqret Shehut, gjatë kohës që kam shërbyer pranë tyre, jam trajtuar shumë keq, ata na shanin dhe bërtisnin neve, vend e pavend, sikur të ishim hyzmeqarë.

Sidomos, këto kohët e fundit, dukej qartë se familjet po shkonin drejt degjenerimit të përgjithshëm, në shtëpi vinin shpesh në orët e vona të natës dhe hera herës dhe të dehur. Nga fundi i muajit shtator, Ali Çeno ka shkuar në Suedi me Skënder Shehun dhe Gani Kodrën dhe gjatë kësaj kohe, me shoqërimin e armikut Mehmet Shehu, kam qenë unë. Në një mbas dite më thirri Mehmet Shehu mua dhe më pyeti nëse e dija apo jo, se ku e kishte lënë Ali Çeno, një pistoletë të tipit “Makarov”?

Unë i thashë se mua Ali Çeno, nuk më ka lanë gjë, por do të shikoj se mos e ka lanë në kasafortë. Mbasi kërkova dhe e gjeta pistoletën në kasafortën e Ali Çenos, shkova dhe i thashë Mehmet Shehut, se pistoletën e kisha gjetur. Mehmet Shehu më tha mua; pastroje dhe vaisje, pistoletën, ndërroj fishekët, që t’i ketë që të gjitha të rinj, dhe ma sill pistoletën mua. Dhe unë kështu veprova, caktova një oficer që e pastroj, dhe me fishekë të rinj, ja shpura Mehmet Shehut.

Siç e mora vesh më vonë, pikërisht me këtë pistoletë, Mehmet Shehu kishte vrarë veten. Menjëherë mbas vetëvrasjes së armikut Mehmet Shehu, unë e kam ngritur këtë problem në rrugë partie, duke theksuar se, fakti që armiku Mehmet Shehu e kishte kërkuar këtë pistoletë, shumë ditë më parë, se të vriste veten, do të thotë se ai, që në këtë moment, diçka kishte vendosur, për të kryer ndonjë akt kriminal armiqësor.

Gjatë kohës që kam qenë këtu me punë, kam konstatuar se Mehmet Shehu, e mbante afër Ali Çenon, me të bisedonte shumë gjëra, madje dhe probleme pune. Së bashku dilnin xhiro në lulishten e shtëpisë dhe bisedonin me orë të tëra. Bile, edhe prishja e fejesës së Skënder Shehut me Silva Turdiun, u bë në shtëpinë e Ali Çenos.

Para se të fejohej me Silva Turdiun, Skënder Shehu ka pasur marrëdhënie me një vajzë të quajtur (…..)! Sipas bisedës që unë kam pasur me Ali Çenon për këtë problem, kur kemi qenë me pushime në Durrës, Ali Çeno më ka thënë që më shumë Mehmet Shehu, lidhur me (…..), unë i thashë se ajo është vajzë imorale dhe me biografi të keqe.

Por, më tha Ali, se Mehmet Shehu ka ngarkuar për të sqaruar këtë gjë, Feçor Shehun, i cili i ka thanë Mehmet Shehut, se ajo është vajzë e mirë. Nëse këto që më ka thënë mua Ali Çeno që në atë kohë, janë të vërteta, unë nuk e di, por biseda që më ka bërë Ali Çeno, është pikërisht ashtu siç e shpjegova unë.

Më datën 1 dhjetor 1981, unë kam filluar lejen për dhënien e provimeve në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe vetëvrasjen e Mehmet Shehut, e kam marrë vesh në shkollë, mbasi që nga 1 dhjetori 1981, nuk kam vajtur më në punë në grupin e shoqërimit, në shtëpinë e armikut Mehmet Shehu.

Në një bisedë që kam bërë me Ali Çenon, më ka thanë se ai ishte thirrur në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga Feçor Shehu, dhe ai i ka thënë; “ti Ali, pse nuk më ke thënë mua, se Mehmet Shehu përdor si çuesa ushtarët e Gardës, për gjuetinë e derrit”?!

Aliu në këtë bisedë ku kanë qenë edhe persona të tjerë, që nuk më kujtohen emrat, na tregoj neve se; “i thashë Feçor Shehut, se ti e di këtë gjë, se ke qenë dhe vetë për gjah, kur janë përdorur ushtarët si çuesa, për gjuetinë e derrit”.

Mesa më kujtohet, kjo ka ndodhur disa kohë pas vetëvrasjes së armikut Mehmet Shehu. Edhe unë e di shumë mirë, se Feçor Shehu ka qenë së bashku me Mehmet Shehun, më shumë se njëherë për gjuetinë e derrit, ku e ka parë vetë se si përdoreshin ushtarët për gjueti. Me kujtohet fare mirë, që Feçor Shehu ka ardhur me Mehmet Shehun, për gjuetinë e derrit, në Velipojë.

Proces-verbali, mbasi m’u lexua, dhe thëniet e mija janë shënuar drejt, e firmos pa vërejtje.

Dëshmitari                                                                                          Hetuesi

Bektash Hanxhari                                                                               Bashkim Caka

Next Post
Shkollat me SmartLab, Manastirliu: 35 mijë fëmijë po zhvillojnë aftësitë digjitale

Shkollat me SmartLab, Manastirliu: 35 mijë fëmijë po zhvillojnë aftësitë digjitale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com