• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasojat që do ketë Këlliçi!

by Dritan Hila
27/04/2023 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Billboard-i i Belind Këlliçit është ofendues sipas shumicës së opinionit. Shefi i ekipit të PR-it të Belind Këlliçit është një person i cili nuk e ka ndritur në këto PR-e që ka bërë. Pra është një person i cili nuk është i shquar në këtë fushë. Sipas informacioneve që kam njerëzit e ekipit të tij i kanë thënë që duhet të bëjnë një fushate bërtitëse që t’u ngelin njerëzve në mendje. Dhe mesa duket kanë zgjedhur këtë billboard i cili për fat u hoq sepse ishte shumë ofendues. Prindërit duhet t’u shpjegonin fëmijëve të tyre se çfarë kuptimi kishte ky gjest dhe është shumë e sikletshme që unë duhet t’i shpjegoj fëmijës tim se çfarë është kjo dhe me siguri duhet ta gënjej.

Ky është një gjest që ngacmon, por në kuptimin negativ. Ti thua me vete; Çfarë është ky idiot që më del me ketë poster. Është një moshë e pjekur, mosha jonë. Sepse ne jemi rritur në një moshë që kemi turp, kemi pasur turp të përdornim edhe fjalë që sot kanë hyrë në zhargonin e përditshëm. Ishte një billboard që shkaktonte vetëm bezdi dhe neveri për mungesën e fantazisë. Kjo ka lidhje edhe më të shkuarën e tyre. Po ta shohësh Këlliçi nuk ka lidhje me sportivitetin, mbase ka pasur fëmijëri të frustruar ku shokët e kanë rrahur vazhdimisht dhe vjen momenti që bëhen dikush dhe ka mundësi t’u ngrejë gishtat e mesit të gjithëve. Por kjo nuk është produktive. Njeriu është e mira që ta bëjë çdo gjë në kohën e vet.

Kur në moshën e pjekurisë përdor gjeste që i ke përdorur kur ke qenë adoleshent, e vetmja gjë që krijon është mendimi se ky është një i vonuar mendor. Dhe kështu nuk të krijon asnjë lloj ngacmimi për ta votuar. Po, ky djalë ka pasur problemet e veta, ka qenë mbi peshë, nuk është përfillur nga shokët, mund të jetë rrahur nga ata, nuk ka pasur të dashura, ose kur ka qenë në moshë më të madhe femrat nuk ia kanë hedhur sytë. Pra të gjithë këto krijojnë nevojën që këta njerëz të shkojnë te psikologu që të update-ohen me kohën ku jetojnë.

Por natyrisht nuk ngacmojnë njeri për të dhënë votë. Ana e bukur ishte e këtyre që e mbrojtën, këtyre personazheve mediatike, me siguri janë të vonuar mendorë për vete, nuk kanë lidhje me një Shqipëri normale, nuk kanë lidhje me njerëz normalë, përndryshe nuk mund të entuziazmohesh nga një budalla me brirë. Dikush me dy pare mend i tha hiqe se nuk ke asnjë përfitim, ose më saktë u tallën dhe të bënë meme. Këta të tjerët vazhdojnë e nuk flasin. Ky është një problem për atë forcë politike, por edhe për produktin që japin. Ka adoleshente që u duket një zgjedhje e bukur, ta bëjnë edhe ata.

Ne nuk do të donim të kishim vërdallë njerëz që na ngrenë grishin e mesit. Ky është mesazhi që jep Belo trimi, Belo artisti duke ngritur gishtat e mesit. Sa e pashë mendova: Çfarë fati ka Erion Veliaj. Ti kërkosh me qirinj njerëz të tillë është shumë vështirë t’i gjesh. Personalisht mendoj se që nga ky moment Këlliçi i ka të humbura shanset për t’u zgjedhur në krye të Bashkisë së Tiranës, megjithëse shifrat nuk i jepnin ndonjë rrezikshmëri te Këlliçit përballë Veliajt. Nëse do dilte një ekspert i fushatave elektorale, i PR-it, do te thoshte që Këlliçi e ka të humbur me këtë gjest. Padyshim kjo e çon Këlliçin në fund të klasifikimit.

Next Post
Ngacmoi seksualisht në parking një të huaj dhe në ashensor të miturën, arrestohet 25-vjeçari

Ngacmoi seksualisht në parking një të huaj dhe në ashensor të miturën, arrestohet 25-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

February 12, 2026
Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

February 12, 2026
LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

February 12, 2026
Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

“Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë”, Agron Malaj thyen heshtjen: Në 21 Janar, përgjegjës Berisha

February 12, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

February 12, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

February 12, 2026
Njeriu i ulërimave, Sali Berisha

Berisha kërcënon socialistët: 20 shkurti është fundi juaj! Qytetarët do t’ju groposin në Lanë!

February 12, 2026
‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

February 12, 2026
Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

February 12, 2026
Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Dhuna në protestën e PD, Balla: Prokuroria të aplikojë masat shtesë për uniformën e Policisë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In