• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

by Ylli Pata
17/02/2026 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Në rastin e arrestimit të Erion Veliajt, “çudia” zgjati vetëm tre a katër ditë, në një atmosferë të fortë pre elektorale, më pas diskursi u ndalua. Por Edi Rama deklaroi atëherë përafërsisht nëse kemi kafshuar gjuhën kur na janë ngulur thikat në trup, tani e mbrapa do ta themi tonën.

Duket se çasti ka mbërritur, që prej kërkesës në Kushtetuese për pezullimin, deklaratat për pagat e gjyqtarëve, draftin për shtesën në Kodin e Procedurës, apo qëndrime mbi ngjarjen konkrete siç ishte ajo e sotmja në takimin e AKSHI-it.

E gjithë kjo panoramë nuk është gjë tjetër veçse një betejë e fortë politike e mazhorancës, një kauzë apo temë, që do të sjellë padyshim pasojat e saj, që në radhë të parë janë politike, më pas edhe diplomatike apo imazhi.

Një betejë, dukshëm e përzgjedhur, edhe si një përgjigje por e llojit tjetër, qoftë e akuzave të opozitës ndaj Edi Ramës dhe ministrave të tjerë, apo edhe jehonës që krijojnë në opinion përhapja dhe debati mbi dosjet e ndryshme të SPAK, që më shumë pjesën propagandistike e ka synuar për krijimin e në efekti popullor.

Nga ana tjetër, lëvizja e Edi Ramës, duke mos u marrë me lëndët hetimore, por pikërisht me pjesën tjetër, atë ligjore, ekzekutive, e natyrisht humane, nuk është tjetër veçse pjesë e PR-it të kësaj beteje.

E cila së paku deri tani ka pasur një rezistencë, atë të disa zërave publik, selive diplomatike, por jo qëndrimin politik të opozitës.

E cila, ka mjaft arsye për t’ju trembur hyrjen në këtë betejë, duke mbajtur anë. Pasi hyrja në betejën kundër nga ana e Sali Berishës dhe Ilir Metës në 2016 mbi reformën në drejtësi, ka qenë një nga shtyllat e rëndësishme e suksesit elektoral të PS-së së Edi Ramës deri sot.

Megjithatë, edhe duke ndenjur jashtë, ka gjasa t’i kushtojë më shumë. Nga ana tjetër, për mazhorancën, një polarizim i kësaj beteje mund t’i rrisë konsensusin tek zgjedhësit e saj të zakonshëm, siç u pa nga sondazhi i transmetuar mbrëmë në ABCNews.

Por elektorati gri mund të krijojë një distancë sanitare me socialistët, fakt që nuk e shqetëson realisht as Ramën as mazhorancën.

Kjo pasi Edi Rama është në mandatin e katërt, që përbën një termin politik ku lëvizja në fushë nuk bëhet as me ndrojtje apo me ankth.

Një betejë e tillë pa teklif, ka të gjitha gjasat që të plugojë terrenin politik në vend, për të krijuar një farë të re politike në krahun e kundërt, përkatësisht në opozitë.

E cila tek kundërshtimi i këtij diskursi, duke u bërë realisht “krahu politik i SPAK” mund të krijojë kauzën e rëndësishme të betejës së madhe.

Betejë që edhe Rama, duket se e pret me gjithë qejf, e sipas gjasave është edhe i përgatitur. Krahu politik i prokrorëve të Milanos në vitin 1992, u pa qartë se ishte ish-partia Komuniste Italiane e kthyer në PDS në opozitë dhe një pjesë e demokristianëve.

Ky krah politik që mbronte prokurorët e cilësoheshin si “giustizieri delle studio” u përplasën me një personazh popullor që ishte nën objektivin e prokurorëve-Silvio Berlusconi, i zbritur papritur në politikë. Pasi siç theksonte diskursi i “krahut politik” të Prokurorëve të Milanos, hyri në politikë për të shpëtuar nga dara e drejtësisë.

Por “il Cavaliere” siç e thërrisnin, i fitoi zgjedhjet vetëm 1 vit pasi zbriti në fushë, në marsin e 1994-s, që më pas ra shpejt. Humbi zgjedhjet dy vjet më pas, por u ngrit, ra e u ringirt sërish, duke pasur betejën primare atë me drejtësinë, që ai e quante beteja për dinjitet dhe liri.

Betejë politike që bëhet edhe në këto momente kur Berlusconi nuk është më në jetë, por që është rimarrë nga ish-ministrja e tij Giorgia Meloni-sot kryeminisre e vendit dhe lidere e qendrës së djathtë.

Në fundjavë zhvillohet një referendum i madh për reformën e re në drejtësi, ku përcaktohen edhe ndryshime “bizzarre” siç cilësohen.

Ku një nga këto është edhe përzgjedhja e disa anëtarëve të Këshillit të Lartë të Magjistraturës, përkatësisht trupën që emëron gjykatës e prokurorë, me…short.

Next Post
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In