• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasojat politike të afshit panepiriot të Himarës

by Ylli Pata
18/07/2024 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Kreu i PD-së së Himarës, Afrovita Dhimojani, u linçua nga deputetë të PD-së në emisione, pas kundërshtisë publike që ju bë kandidaturës së Petro Gjikurisë si kandidat për bashkinë e Himarës.

Sipas qëndrimeve të deputetëve, por edhe mbështetësve mediatikë që flasin në panele, kreu i PD-së së Himarës e ka bërë deklaratën pa u konsultuar e pa kuptuar “situatën globale”.

Në fakt ky qëndrim tregon se jo vetëm vitin e shkuar, por edhe në zgjedhjet e 4 gushtit, në Himarë nuk ka një betejë për bashkinë e një zone, ku vjet kanë votuar as 8 mijë zgjedhës, por një artific politik mes Tiranës dhe Athinës. Një artific politik, ku opozita e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Vangjel Dules janë rreshtuar krah Athinës.

E ndërsa Athina ka dërguar në Himar, drejtuesin e një prej sillogjeve politike më ekstremiste siç është Federata Panepiriote, mazhoranca kandidon një politikan të nivelit të lartë si Vangjel Tavo, i cili është një minoritar etnik grek nga zona e Dropullit.

Vangjel Tavo, megjithatë ka mjaft dallime me rivalin Petro Gjikuria. Edhe pse ka pasur relacione të mira në vite në Athinë, por edhe me organizata të tilla në SHBA si Federata Panepiriote, ai nuk ka qenë asnjëherë një nacionalist ekstremist grek. Që të përdorë kontekste që në Shqipëri konsiderohen provokacione, si Vorio-Epiri, apo pretendime të tjera territoriale.

Ndërkaq, Gjikuria, edhe pse si person ka një të kaluar me të cilën mund ta përfaqësonte mirë opozitën shqiptare, pasi ka qenë i persekutuar në kohën e komunizmit, është rritur në internim etj etj, ai vjen në këtë betejë, jo si një politikan opozitar shqiptar, por një përfaqësues i lobit grek nacionalist ekstremist në SHBA.

I emigruar në Greqi që herët, e më pas në SHBA, ku qenia nga Dhërmiu, i shërbeu më shumë Federatës Panepiriote për të përdorur diskursin e saj se Himara është greke, duke i dhënë Gjikurisë një identitet “etnik grek” sesa një Greko-shqiptar. E në këtë betejë politike që zhvillohet në kulmin e sezonit turistik në një zonë që është plot me pushues, Gjikuria vjen jo si një Greko-shqiptar, por si Greko-amerikan.

Sado që diskutimi apo përplasja politike do të ketë mjaft lëndë për pronat dhe ndërtimin e infrastrukturës turistike në Himarë, për të bërë me vete mjaft të pakënaqur nga ajo zonë, në thelb ajo nuk ka lidhje me çështjet e bashkisë.

Një fitore e mundshme e Gjikurisë, siç ndodhi me Belerin, do të konsiderohet një triumf i himariotëve që kanë nënë Greqinë, siç e tha edhe Fredi Beleri në pallatin Maksimo në Athinë para Micotaqisit.

Një humbje e tij, pra drejtuesit politik të panepirotëve, do të konsiderohet nga Athina, qarqet politike dhe mediat atje si një përsëritje e manipulimit që ndodhi me Belerin sipas tyre.

Mirëpo një fitore e Vangjel Tavos, nuk do të konsiderohet si fitorja e një greku etnik në krye të një bashkie, ku shqiptarët nuk e konsiderojnë si greke, por ka gjasa që ta ndëshkojnë edhe si Gjegji(Jorgo) Goron, të cilit i hoqën shtetësinë me ceremony shtetërore.

Gjithsesi, gjasat nuk janë të arrijnë deri këtu, pasi një etnik grek me kombësi edhe shtetësi, nuk është aq e thjeshtë për t’i hequr letrat si një “homogjeni” që nuk është grek, madje emrin fillestar e ka Gjergji.

Madje, ajo heqja e shtetësisë, është një akt që tregon se sa false është politika e dhënies së letrave të “homogjenit”, që ka përfshirë sa e sa mazllëmë që janë bërë kiço.

Por dëmi strategjik që është bërë në Himarë, duke e bërë rregull një “tragjedi greke” atje, është mjaft i madh sesa lëvizjet taktike të opozitës dhe mazhorancës.

Në kalendat e Athinës, Himara do të vijojë të konsiderohet gjithmonë një nga bazat e Vorio-Epirit, e ku do të ushqehet politikisht e financiarisht mbështetja për kuajt e tyre të trojës. Me rastin Beleri, ata duket provuan se u thye nacionalizmi i fortë i fshatrave të bregut që në votimet e shkuara rezultuan se preferojnë të votojnë për këto parti shqiptare dhe jo për grekët.

Një vit më parë, qoftë në Borsh, qoftë edhe në fshatrat e Labërisë, kjo gjë nuk ndodhi. Natyrisht ishin pak, pasi beteja atje për pak vota luhet, por ama Athina ka ngulur një gur të rëndësishëm kilometrik. Për të cilin do të flasë e veprojë edhe në të ardhmen. Për të krijuar “asocacionin e jugut” që gjeografikisht janë tre bashki që lidhen me njëra-tjetrën: Himara, Finiqi e Dropulli.

Next Post
Kina e vendosur, Pekini merr vendimin: Para fundit të vitit 2035 do të një ekonomi tregu me standarde të larta

Kina e vendosur, Pekini merr vendimin: Para fundit të vitit 2035 do të një ekonomi tregu me standarde të larta

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In