• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paskal Milo: Që të zgjidhet çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, duhet që të dyja palët të bëjnë një…

by
21/12/2022 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, i ftuar në edicionin e lajmeve të orës 19:00 në Abc të moderuar nga Juli Xhokaxhi, foli lidhur me çështjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila pritet të marrë zgjidhje në Gjykatën e Hagës.

Milo tha se dy shtete e interesuara duhet të firmosin marrëveshjen e kompromisit me njëra-tjetrën dhe t’i drejtohen me një pyetje të vetme Gjykatës së Hagës sa i përket çështjes së hapësirës detare.

Ai theksoi se në momentin që do të gjendet zgjidhje për çështjen e detit do të fillojë të marrë rrugë edhe diskutimi dhe zgjidhja e çështjeve të tjera të mbetura pezull.

Xhokaxhi: Duket sikur ka një imponim të shtuar të diplomacisë greke për tu marrë me pjesën perëndimore të Ballkanit. Nikos Dendias në Tiranë ka folur për çështjen e zgjidhjes së kufijve detare në Hagë, si ta kuptojmë?

Milo: Patjetër që çështja e delemitimit të hapësirave detare është çështje që ka vite që po diskutohet dhe ka mbetur pezull si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuesë. Duke qenë një çështje e hapur dhe delikate patjetër që ajo është problem. Fakti që tashmë ka një angazhim të shtuar të dy palëve për t’i dhënë zgjidhje përmes Gjykatës së Hagës, tregon s epo bëhen përpjekje për ta kapërcyer, pasi ky problem ka mbajtur peng edhe zgjidhjen e çështjeve të tjera historike. Në momentin që do të zgjidhet kjo çështje, do të hapet rruga dhe për zgjidhjen e çështjeve të tjera.

Xhokaxhi: Që të zgjidhet çështja e detit duhet që të dyja palët të bëjnë një kërkesë të përbashkët në Hagë, keni ju informacion, ka transparencë?

Milo: Unë mendoj se kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Çështja e ligjit të luftës është një atavizëm i historisë, që do ta heqin se nuk ka asnjë kuptim. Çështja që po diskutohet dhe do të shkojë në Hagë, palët janë marrë vesh në parim. Pritet të nënshkruhet dokumenti i kompromisit, të dy palët do bien dakord se çfarë çështje do të çojnë për diskutim në Hagë. Pse do i drejtohen, çfarë do të kërkojnë? Do të formulohet një pyetje që të bien dakord dy palët. Bien dakord vetëm për pyetjen që do i bëjnë Hagës, përgjigjen e jep Gjykata e Hagës, kështu është praktika e kësaj gjykate. Edhe kur u bë incidenti i kanalit të Korfuzit në vitin 1946, që ishte dhe çështja e parë, ku grindja ishte me Britaninë e Madhe dhe dy palët nënshkruan atë që ishte dokumenti i kompromisit.

Xhokaxhi: Cila është pyetja që i duhet drejtuar Gjykatës së Hagës?

Milo: Kjo është një çështje që ju përket dy qeverive, unë nuk di se çfarë po diskutohet në nivelet e larta. Ne dimë se ku janë pak a shumë mosmarrëveshjet.

Xhokaxhi: Si mund të qëndrojë vendimi i Gjykatës tonë Kushtetuese me atë të Gjykatës së Hagës?

Milo: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë është vendimi i një vendi të interesuar, kurse Gjykatës së Hagës do t’i kërkohet mendim psh: Cila është vija bazë e përllogaritjes së kufirit detar mes dy vendeve? Sepse ne si Shqipëri mbrojmë pikëpamjen që vija bazë hiqet në bregdetin tonë se ne përfaqësojmë dheun kontinental. Ndërkohë që pala greke pretendon se si vijë bazë mund të shërbejnë dhe ishujt grekë, siç janë ishujt e detit Jon. Pra nëse Gjykatës i jepet si pyetje se cila duhet të jetë vija bazë e përllogaritjes së hapësirës detare. Gjykata do të kthejë një përgjigje.

/e.d

Next Post
Balla në Kuvend: Për rrugën Qukës-Qafë Plloçë Berisha duhej të ishte para drejtësisë

Balla në Kuvend: Për rrugën Qukës-Qafë Plloçë Berisha duhej të ishte para drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In