• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla në Kuvend: Për rrugën Qukës-Qafë Plloçë Berisha duhej të ishte para drejtësisë

by
21/12/2022 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se Sali Berisha duhet të ishte sot para drejtësisë për parregullsitë e projektit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë.

“Në 25 qershor 2009 keni qenë në mitingun e madh të fillimit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë. U inaugurua fillimi i rrugës dhe filluan u shembën shtëpitë. Pasi u fituan zgjedhjet e vitit 2009 qeveria e atëhershme dhe ARRSH bënë një tender për projektin. Atë e fitoi një kompani italiane e cila projektin e bëri nga zyra pa shkuar asnjë ditë në terren dhe territor. Rruga u bë pa studim gjeologjik, rrëshkiste vend e pa vend. Gjithë konkluzioni i projektit doli në një urë me 17 metra diferencë”, tha Balla.

Ai shtoi se shiriti i fillimit të punimeve në këtë rrugë u bë pa projekt e studim gjeologjik.

“Të gjithë personat e përfshirë në një rrugë pa projekt duhet të ishin para drejtësisë. Për gabimet e qeverisë tuaj paguan shteti shqiptar”, tha ai.

Ndërkohë, Balla siguroi se kjo qeveri do ta mbarojë këtë rrugë.

“Më në fund fillon bajpasi i Elbasanit. Qeveria ka bërë projektin dhe ka siguruar një pjesë të fondeve. Ky është investimi më i rëndësishëm. Për Korridorin 8 kjo qeveri ka gjithë meritën që e përfshiu në korridoret euriopiane. Po ashtu kemi dhe vijimin e investimit për rrugën që lidh Peshkopinë dhe Librazhdin”, tha ai.

/e.d

Next Post
Foshnja e vdekur u fut në lavatriçe/ Reagon spitali i Pejës: Lindi i vdekur, 7 punonjëse…

Foshnja e vdekur u fut në lavatriçe/ Reagon spitali i Pejës: Lindi i vdekur, 7 punonjëse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com