• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasioni i Berishës për një “SPAK paralel” që heton SPAK-un

by Mero Baze
02/12/2024 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha duket se ka një pasion të pakontrolluar për t’u vendosur në qendër të çdo ngjarjeje kriminale në vend, duke u sjellë si hetues dhe duke shpërndarë pretendime lart e poshtë.

Një javë më parë, pas një vrasjeje mizore të një adoleshenti nga shoku i tij i klasës, një ngjarje e zbardhur menjëherë nga dhjetëra dëshmitarë dhe kamera sigurie, Berisha e zhvendosi vëmendjen. Sapo zbuloi që një tjetër shok i klasës, i pranishëm në vendngjarje, kishte babain në BKH, ai nisi ta shpallte atë “autor të fshehur të krimit”.

Në të vërtetë, babai i tij, sapo mësoi se djali ishte në vendngjarje, e mori për dore dhe e çoi në polici, duke e lënë aty për 12 orë, në dispozicion të hetimeve. Ky veprim ishte një shembull i kundërt me atë që Sali Berisha ka dhënë në raste kur djali i tij ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale, si në tragjedinë e Gërdecit që mori jetën e 26 personave.

Sikur Berisha të kishte vepruar ndryshe më 15 mars 2008, duke marrë Shkëlzenin për dore dhe duke i thënë Ina Ramës: “Ja ku e ke, mbaje, dëgjoje, hetoje dhe dënoje”, shteti shqiptar sot do të ishte një shembull serioz në rajon. Por, përkundrazi, Berisha i shpalli luftë të gjithë shtetit, vetëm që të mos hetohej djali i tij – hetim që po kryhet tani nga SPAK, 15 vjet më vonë.

Pikërisht për shkak të këtij hetimi nga SPAK, Berisha ka nisur një fushatë të ashpër për të njollosur këtë institucion. Madje, ai e përdori edhe ngjarjen e Ndroqit për të sulmuar SPAK-un. Sapo ndodhi vrasja, ai pretendoi se një prokuror i SPAK-ut, Olsi Dado, kishte liruar vrasësin nga burgu, duke iu referuar disa përgjimeve të zbardhura nga vetë SPAK për bandën e Durrësit.

Turpi qëndron në faktin se Berisha e di mirë kush është Olsi Dado, por mjafton që të hedhë akuza për të krijuar konfuzion. Kur SPAK e përgënjeshtroi këtë akuzë, Berisha e tërhoqi pretendimin fillestar, por vijoi me sulme të tjera, duke kërkuar emrin e “Olsit” që del në përgjime – një kërkesë absurde, pasi vetë SPAK është institucioni përgjegjës që ka zbardhur ngjarjen.

Trufullimi i Sali Berishës për të mbuluar turpin e gënjeshtrës së tij ndaj Olsi Dados është një shfaqje dëshpërimi, që buron nga fakti se nuk arrin dot të lidhë SPAK-un me krimin. Kjo, në mënyrë që më pas të ketë një kauzë për “revolucionin anti-SPAK” që ai ëndërron.

Në çdo ngjarje kriminale që ndodh, e zbardhur apo jo, në çdo çështje që merr vëmendje në vend, Berisha vrapon ta lidhë atë me SPAK-un, duke e shpallur institucionin si skenarist të ngjarjes.

SPAK për Berishën këtë vit është pak a shumë si Lulzim Basha gjatë periudhës 2021-2023, kur çdo e keqe e jetës së tij apo e popullit shqiptar, sipas Berishës, buronte nga ekzistenca e Bashës. Në atë kohë, Basha ishte cilësuar si shkaktari i gjithë problemeve, pasi mes tij dhe vendimit të SHBA për shpalljen “non grata”, Basha kishte zgjedhur SHBA-në.

Tani, Berisha ka të njëjtin fiksim me SPAK-un. Ky fiksim psikopatik, i shoqëruar me “revoltat” e Ilir Metës para selisë së SPAK-ut, ka krijuar një kundërshtar të rremë për opozitën – një institucion që thjesht po bën detyrën e tij, por që shqetëson vetëm Berishën dhe Metën për shkak të hetimeve që po kryen ndaj tyre.

Pikërisht për këtë arsye, Berisha zgjohet çdo mëngjes duke u sjellë si një hetues i një “SPAK-u paralel”, që synon të hetojë SPAK-un e vërtetë. Njësoj veproi edhe më 21 Janar, kur, i kapur duke vrarë, ngriti një komision hetimor për të hetuar Ina Ramën, në mënyrë që ajo të mos hetonte vetë ngjarjen tragjike të 21 Janarit. Fatkeqësisht vonë, por dhe për ato do të hetohet. Tani dhe nga SPAK-u.

Next Post
Goditje e rëndë për Bajernin, Kejn pëson disfatë kundër Leverkusenit

Goditje e rëndë për Bajernin, Kejn pëson disfatë kundër Leverkusenit

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    A thua vallë o Mero ?
    Jam shumë skeptik.
    Sali Berisha, është si bisha me shtatë kokë, që kur i pret njërën, i del tjetra më e fuqishme.
    Se ku e ka mbështetjen, një zot e di.
    Për 34 vjet, për 365 ditë që bëjnë 12.410 ditë gjithësej, ta shumëzosh me 10 bëjnë e pakta 124.100 dalje televizive, që edhe baba e nënë që na kanë bërë kokën ti kishim kaq dëndur, do të na ishin neveritur, e jo më këtë kriminel e hajdut që po na merr frymën çdo ditë e natë non stop.
    U shoftë raca e kësajë kategorie njerëzish.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In