• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasi propozimi për armatosje i Berishës u harrua, Noka-qytetarëve: Mbroni veten

by A R
11/08/2016 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar pas grabitjes së ndodhur në një banesë në Lezhë u u plagos me armë kryefmailjari. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të mbrojnë veten, pasi qeveria nuk u del dot për zot.

Noka deklaroi se grabitjet nga bandat tashmë janë një lajmi zakonshëm por policia nuk po reagon dhe asnjë ngjarje nuk po zbardhet.

Deklarata e Nokës:

Me shumë dhimbje lexova lajmin e plagosjes nga grabitës të armatosur të një kryefamiljari në Rrilë të Lezhës i cili megjithëse i pa armatosur po përpiqej të mbronte familjen e tij, pronën e tij dhe pasurinë e tij nga bandat e armatosura plaçkitëse që këto kohë janë bërë mëse normale. Çdo ditë lajme të tilla tronditëse.

Po shteti ku është? A ka dëgjuar dikush që policia e Saje Qorrit ka kapur ndonjë bandë vjedhësish të armatosur? A është zbuluar ndonjë rast? A i është kthyer pasuria e vjedhur ndonjë viktime të grabitjes?

A duket ndonjë rast në këto tre vite që policia t’i ketë dalë zot viktimave, apo qytetarëve të thjeshtë? Policia ka bërë dhe po bën sehir për vjedhjet me dhunë edhe kur ato kanë përfunduar me plagosje për të vjedhurin apo edhe kur keni pas viktima të vrara nga grabitësit siç ishin disa raste në Sarandë, Shkodër apo Lezhë. Në Shqipëri po bëhet batërdia. Askund nuk duken gjurme shteti. Shteti është nënshtruar nga krimi e bile është bërë njësh me krimin.

Rama e Saje qorri e drejtuesit e policisë kanë hallin e drogës, të korrjes së saj tani, të ndarjes së sasive reciproke mes tyre. Kanë halle koncesionesh se si t’ju vjedhin gjithçka, vetëm jo me maska si ata që ju vijnë natën por ditën në pike të diellit e pa maska por me kollare.

Dmth ju shqiptarë për fatin tuaj të keq jeni sanduich. Ditën ju vjedh Rama e kompani pa maska e natën ju vjedhin bandat me maska. Çfarë ngelet tani kur shteti është dorëzuar? Qytetarët duhet t’i dalin zot vetes. Duhet të gjejnë zgjidhje të mbrojnë jetët e tyre e të familjarëve të tyre. Mbrojtja e pronës në këto kushte në Shqipëri është dytësore. Jeta është parësore. Shqiptarë, dilni zot vetes. Mbroni veten se nuk po ju mbron askush!

Next Post

Rritet numri i sektorëve që jepen me konçesion, tashmë edhe burgjet, arsimi, godinat shtetërore...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të plagosur nga të shtënat në Shëngjin, policia jep detaje

Krim i rëndë në Vorë, vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

July 12, 2026
Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

July 12, 2026
Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

July 12, 2026
“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In