• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasi ndau PD në dy pjesë, Berisha “qan” hallin e PS: Rama e byroja e tij emërojnë kandidatë mbi bazën e parave të krimit e drogës

by Java News
22/12/2022 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur ditën e sotme në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD në Kavajë, teksa ka thënë se vendi sot po përballet me një regjim që nuk e pranon votën dhe që ka shndërruar makinerinë shtetërore për blerjen, bluarjen e shkatërrimin e votës së lirë.

Berisha shtoi më tej foli për kandidatët e Partisë Socialiste për të cilët tha se emërohen nga kryeministri Rama me byronë e tij politike mbi bazën e ryshfetit e të parave që mblidhen nga droga e krimi.

Ai deklaroi gjithashtu se sot pasuritë e vendit janë kthyer në një mallkim për qytetarët shqiptarë dhe janë shndërruar në parajsë për qeveritarët dhe klanet e tyre pasi mashtrimi është bërë ligj.

“Sot kemi përballë një regjim që nuk pranon votën, nuk do që shqiptarët të përcaktojnë me votën e lirë. Kemi një qeveri që ka shndërruar makinerinë shtetërore për blerjen, bluarjen e shkatërrimin e votës duke shkelur çdo ligj e parim. Sot përballë kemi një qeveri që ka rikthyer patronazhistët si dikur , celula të përbashkëta me sigurimin e shtetit. Sot kemi një qeveri e cila me banda, me para krimi e droge ble dhjetëra mijëra e qindra mijëra vota, por sot jemi më të vendosur se kurrë për këtë betejë. Revolucioni ynë pas rikthimit të votës në PD do rikthejë votën në vend dhe nuk ka forcë në bota që të na pengojë, ky është misioni ynë. Do mbetemi njerëzit e luftëtarët e lirisë, do ecim përpara me moton, jetën e japim e votën nuk e japim.

Askush nuk do luajë më me votën e shqiptarëve, pse po e braktisin Shqipërinë. Vrasja e votës vret shpresën, nuk ka besim te liria, po nuk ka votë nuk ka drejtësi, liri, respekt e dinjitet e të ardhme. Ndaj dhe ne zgjodhëm qytetarët tanë me votën e lirë, imagjinoni si janë ata që dalin nga shpella. Emëron Edi Rama me byronë e tij politke mbi bazën e ryshfetit, mbi bazën e parave që mbledhin nga droga e krimi. Kukulla të mjerimit. Do bëjmë që shqiptarët të votojnë të lirë, do i japim vendin cilitdo që guxoi të luajë me votën e shqiptarëve. Sot të ardhurat, pasuritë publike të pafundme janë shndërruar në një mallkim për qytetarët shqiptarë, sot ato po kthehen në parajsë për qeveritarët dhe klanet e tyre, mashtrimi është bërë ligj”, tha ai.

Dhe Berisha ka gjetur pikerisht momentin per te “qare” hallet e PS se s’ka demokraci te brendshme, teksa ka ndare PD ne dy pjese dhe lufta per lidership tek opozita ka eleminuar gjithe zerat normale ne parti./m.j

 

 

Next Post
“Berisha e mori PD-në forcërisht”, Bejko: Ja pse nuk mund ta ndryshojë dot kreun e Grupit Parlamentar

Debati i Ramës me Bardhin/ Bejko ironizon akuzat e deputetëve të Berishës: Mos o Gaz ç’na bëre!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In