• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pasi lidhin mikun e tyre e mbyllin në Bodrum dhe…

by A R
27/01/2017 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy shqiptarë të Kosovës, kushërinj mes tyre e kanë joshur një të njohur nga St.Galleni për të shkuar në Glarus, duke i premtuar që t`i shisnin marihuanë.

Pastaj ata, në një bodrum e kanë plaçkitur, lidhur dhe ia kanë mbyllur gojën.

Njëri nga sulmuesit nuk kishte të drejtë qëndrimi në Zvicër, pasi ishte dëbuar që nga viti 2008, shkruan südostschweiz. Duke qenë në burg ai e kishte kërcënuar me vdekje një punëtor të Zyrës për Migracion.

Pak ditë më parë, shqiptarët e Kosovës, njëri 24 e tjetri 28 vjeç janë përgjigjur para gjyqit për grabitje dhe privim nga liria.

Personi i joshur, pasi kishte arritur në shtëpinë ku e kishin lënë të takoheshin ishte goditur nga dy “mikpritësit” aq shumë sa që ishte rrokullisur shkallëve për në bodrum, transmeton albinfo.ch.

Pastaj ata e kishin lidhur mysafirin në një karrige, ia kishin mbyllur gojën dhe e kishin frikësuar duke e kërcënuar me një sëpatë.

Atij ia kanë marrë paratë që kishte, 150 franga, një kartelë krediti (Visa), dhe një orë që kushtonte 240 franga. Veç kësaj, e kishin detyruar atë që t`ua tregonte numrin sekret të kartelës së bankës.

Pas një ore ata e kishin liruar, ndërsa katër ditë më vonë policia i kishte arrestuar dy kushërinjtë.

Por ndërsa 24 vjeçari ishte liruar ditën tjetër, kushëriri i tij 28 vjeçar vazhdon të mbahet në burg.

Deri në arrestimin e tij ai jetonte prej një viti e gjysmë ilegalisht në Zvicër, pasi që në vitin 2008, për shkak se kishte kryer disa delikte, ai ishte dëbuar, përcjell albinfo.ch. Po ashtu i ishte shqiptuar masa e ndalimit të hyrjes në Zvicër për 9 vjet.

Gjatë burgut hetimor në Glarus ai e kishte kërcënuar një nëpunës të Zyrës për Migracion, duke i shkruar në një letër si vijon: “Ashtu sikurse ti, bir qeni, ma ke hedhur jetën në mbeturina, edhe unë do ta hedh jetën tënde në lum”. Unë do të të ndaj në 99 copë, ty, qen, ti je një nazist i madh, urryes i të huajve je ti! Vetëm prit, ti qen, se ti je i fortë në shkrim e unë jam i fortë nga krahët! Bir kurve”. Ndërsa në qelinë e tij në burg ai kishte rregulluar një armë shpuese nga druri.

Ndërsa si motiv për deliktin më të ri, lidhjen e personit nga St. Galleni, ai ka përmendur hakmarrjen.

Sepse “mysafiri” më parë, në vitin 2015 e kishte “përdhosur”, transmeton albinfo.ch. Por se në çfarë forme kishte ndodhur kjo përdhosje, nuk ishte sqaruar para gjyqit.

Prokurori ka kërkuar për 28 vjeçarin 36 muaj burg ndërsa për 24 vjeçarin 14 muaj me kusht. Të dy kanë pranuar veprën e tyre ndërsa vendimet gjyqësore ende nuk janë marrë./a.m.

Next Post
LIBRA peticion për uljen e tarifave për studentët

LIBRA peticion për uljen e tarifave për studentët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In