• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasi furnizoi me naftë Milosheviçin, Berisha apelon: S’jemi kundër bashkëpunimit rajonal, por kundër vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon

by Java News
20/12/2021 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillohet para Kryeministrisë protesta kundër Open Balkan dhe korrupsionit në aferën e inceneratorëve e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Lideri historik i PD tha gjatë fjalës së tij para tubuesve se në protestë ngrihen fuqishëm në mbrojtje të interesave jetike të kombit shqiptar.

Teksa eshte shprehur se nuk jane kunder bashkepunimit rajonal, por kunder hegjemonise serbe ne Ballkan, duke harruar furnizimin me nafte te Miloshevicit ne vitet ’94-’96 makina ushtarake e te cilit masakroi popujt e ish jugosllavise dhe Kosoven.

“Ne jemi mbledhur sot këtu për të protestuar kundër projektit fantazmë të aleancës trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup apo të treshes Vuçiç dhe vasalët e tij, Rama dhe Zaev. Në krye të radhës dua të garantoj shqiptarët dhe miqtë tanë se kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal.

E kundërta është e vërtetë. Jemi, kemi qenë dhe mbetemi të angazhuar për një bashkëpunim, të sinqertë, të frytshëm rajonal, për integrime rajonale në kuadër të integrimit europian. Kjo është një protestë kundër një projekti që shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit përveç Beogradit. Kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja, Mali i zi dhe Kosova, është shpallur si kërcënim nga Kroacia. Një projekt, i cili nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon.

Ne jemi kundër këtij projekti sepse historia ka faktuar se një nga dështimet më të mëdha në Ballkan në botë dhe Europë ka qenë ideja e hegjemonizmit serb në Kosovë. Jemi kundër këtij projekti sepse bie ndesh në mënyrë flagrante me interesin tonë kombëtar. Në fillimet e tij ky projekti rindërtoi hartat e rajonit duke fshirë Kosovën si shtet i pavarur. Në fillimin e tij vuri si maskë Minishengenin për të mashtruar vendet e Ballkanit.

Më vonë projekti mori emrin Ballkani i Hapur për të nderuar autorin apo propagandistin e “Shoqërisë së Hapur” i cili nuk ngruronte të promovonte ndarjen e Kosovës mbi bazën e linjave etnike të pastërta. Miqtë e mi, sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh sepse “Miniballkani i Hapur” është hapur me të cilin Vuçic dhe Edi Rama kanë rrethuar Kosovën në një darë armiqësore dhe kërkojnë të asgjesojnë pavarësinë e saj”, tha Berisha.

Sipas Berishës, Open Balkan kërkon zëvendësimin e Procesit të Berlinit./m.j

Next Post
Koronavirusi drejt zhdukjes/ Vjen lajmi i mirë nga spitali Infektiv, rritet numri i të…

Gjashtë humbje jete nga Covid në Shqipëri, 120 infektime të reja në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

A do të sjellin gjë zgjedhjet për popullin serb?

October 3, 2026
Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

October 3, 2026
Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

October 3, 2026
VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

October 3, 2026
Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

October 3, 2026
Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

October 3, 2026
Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

October 3, 2026
Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

October 3, 2026
Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com