• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pashkët/ Eli Fara dhe Renato Mekolli bashkohen me Veliajn në mensën sociale

by Java News
01/04/2018 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjet në nevojë të cilët frekuentojnë mensën sociale në Kombinat kanë festuar këtë të dielë në mënyrë të veçantë Pashkët. Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka shtruar një drekë të veçantë për ta. Por ndryshe nga vitet e tjera, surpriza ka qenë këngëtarja e muzikës popullore Eli Fara si dhe mjeshtri i kuzhinës Renato Mekolli.

Në festën e Pashkëve, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ofroi një drekë për të moshuarit dhe familjet në nevojë që frekuentojnë mensën sociale në Kombinat.

Ndryshe nga vitet e shkuara, këtë të dielë surpriza ishte këngëtarja e muzikës popullore qytetare, Eli Fara, si dhe një prej mjeshtrave më të mirë të kuzhinës, Renato Mekolli.

Veliaj: “Kjo është një nga 5 qendrat tona sociale ku ne shërbejmë. Më shumë se shërbimi i një vakti çdo ditë, ky është një vend ku kalojmë kohën, ku ndërtojmë komunitet, ku pavarësisht halleve, problemeve, secili gjen një vesh që ta dëgjojë.

Pavarësisht sfidave të jetës, pavarësisht emigracionit apo të qenurit larg vendeve nga ku vjen secili, këtu është krijuar një çerdhe, një hapësirë shumë e ngrohtë, një atmosferë ku të gjithë mbështesim njëri tjetrin, por edhe kalojmë kohë me njëri tjetrin, po sidomos në ditët speciale të festave jemi gjithmonë e më pranë. Kështu që, e vlerësoj shumë praninë tuaj sot”.

Ai shtoi se festa të tilla duhet të jenë momente reflektimi edhe për të menduar sesi mund ta bëjmë vendin tonë më të mire.

Veliaj: “Ne ndoshta vijmë njëherë kur ka festa, por ata janë përditë këtu, kaluan një situatë shumë të vështirë me emergjencat civile, por fakti që përveç atyre që ishin në terren, si zjarrfikës, si punonjës të emergjencave, kemi patur gjithmonë një strehë të tillë edhe për të ndihmuar ata që në raste të emergjencave civile kanë patur nevojë që të strehohen sidomos ditët e ftohta dhe me shi”.

Për këngëtaren Eli Fara, prezenca në mensën sociale përcjell emocione të veçanta.

Fara: “Kënaqësi që ndodhem sot këtu. Pata emocione në fakt dhe e bëra me shumë qejf sepse kush më shumë se mosha e tretë ka nevojë për dashuri dhe për njerëz. Është kënaqësi e madhe për mua, por edhe për të gjithë që t’u bëj të buzëqeshni, t’u ndihmoj me sa mundem të gjithëve.”

Ndërsa Renato Mekolli një urim të veçantë dha për të gjithë ata persona që u shërbejnë njerëzve në nevojë. /Ora News.tv/

 

Next Post
EMRAT/ Aksioni i policisë në Vlorë që kapi 629 kg kanabis çon në pranga 6 shtetas

EMRAT/ Aksioni i policisë në Vlorë që kapi 629 kg kanabis çon në pranga 6 shtetas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In