• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasdite zhvillohet raundi i dytë për Presidentin/ Kuvendi bën njoftimin me shumë rëndësi. Ja ç’pritet të ndodhë

by Java News
21/05/2022 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e hënë Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë dy seanca plenare. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit pranë Kuvendit. Mësohet se në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare, e cila në rendin e ditës do të ketë çështjet e parashikuara në Kalendarin e Kuvendit. Ndërkohë, ashtu siç është vendosur nga Konferenca e Kryetarëve në orën 18:00 do të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Kujtojmët se negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit mes mazhorancës dhe opozitës janë kthyer sërish në pikën zero. Pas dakordësisë që arritën palët në mbledhjen e konferencës së kryetarëve pak ditë më parë, ku opozita do të propozonte emrin e kandidatit për president në dy raundet e ardhshme e më pas socialistët, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj tha dje se mazhoranca ka prishur marrëveshjen e arritur me konsensus.

Para kryesisë së Kuvendit, në një deklaratë për mediat, Alibeaj njoftoi se ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar, ku pritej të diskutoheshin emrat e kandidatëve për presidentin e ri, dhe tha socialistë kanë shkelur paktin që emri i presidentit t’i dërgohej kuvendit me firma të përbashkëta.

Por sipas kryetarit të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, nuk ka pasur dakordësi që mazhoranca të mbështesë me firma kandidatët e opozitës. Për Ballën, Alibeaj është keqkuptuar, pasi ato kanë rënë dakord, që opozita të propozojë emër për kandidatët për president në raundin e dytë dhe të tretë, e më pas mazhoranca të propozojë në raundin e katërt dhe pestë. Megjithatë Balla, shtoi se janë ende në kohë për të diskutuar sërish, në mënyrë që të zgjedhin presidentin e ri dhe me konsensusin e opozitës.

Por pas këtyre përplasjeve, gjasat janë që edhe në raundin e dytë të mos kemi një kandidaturë zyrtarë për emrin e ri të kreut të shtetit.  Raundi i parë dështoi pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Ndonëse nuk kishte asnjë kandidat për t’u votuar, sipas Kushtetutës së Shqipërisë ky quhet si një raund votimi i ezauruar për t’ia lënë vendin katër raundeve të tjera.

g.kosovari

Next Post
Ndihmuan Dumanin e plagosur/ Arrestohen 2 mjekë dhe një infermier në Fier. Ja për çfarë akuzohen

'Pati rrjedhje informacioni, ‘Plumbi i artë’ u dekonspirua'/ I shpëtuan prangave, kush janë ‘bosët’ e krimit që janë ende në arrati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In