• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasardhësi i Ban Ki Moon në OKB, Shqipëria refuzon propozimin e kandidates bullgare

by A R
28/06/2016 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria duket se është përfshire në mënyrë direkte në procesin e përzgjedhjes se pasardhësit te Ban Ki Mun në postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Burime diplomatiket theksojnë se Shqipërisë i është kërkuar të propozojë për postin e lartë emrin e bullgarës Kristalina Georgieva, aktualisht Komisionere për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore në Bashkimin Europian. Por burime zyrtare nga Ministria e Jashtme, i kanë thënë Vizion Plus së Shqipëria, nuk do të bëjë një propozim të tillë dhe për më tepër, nuk do të ketë një kandidature. Emri i Georgieves është promovuar fort për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nga ish-kreu i Komisionit Europian Barrozo, në një takim sekret të grupit të Bilderbergut në Dresdën në 9 qershor, ku kanë marrë pjesë edhe personalitete të tjera të BE-së, por jo vetëm. Por problemi kryesore është se Georgieva, nuk mbështetet nga vendi i saj Bullgaria, qe si kandidature zyrtare ka shpallur Irina Bokova-n, aktualisht në krye të Unesko-s.

Sipas portalit të Brukselit, “Euractiv”, vete Georgieva, pasi i është thënë nga kryeministri bullgar Borisov se nuk mund të kandidohej nga Sofja zyrtare, pasi ajo është me dosje, eurokomisionerja ka dërguar ish-eurodeputetin portugez Mario David si ndërmjetës, për të kontaktuar me qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Hungarisë, si dy shtete potenciale që mund të pranojnë ta propozojnë si kandidature. Tani duket se pas refuzimit te Shqipërisë, do t’i mbetet Hungarisë të vendose nëse do ta propozojë apo jo Georgievën.

Një seancë e fundit dëgjimore me kandidaturat parashikohet të realizohet në 10 korrik. Deri atëherë, mbështetësit e Georgieves në Sofje, që janë njerëz të fondacionit “Soros”, po i bëjnë presion kryeministrit Borisov të tërheqë kandidaturën zyrtare të Bokoves, ndërsa paralelisht diplomatet që e mbështesin 62-vjeçaren bullgare po përpiqen të gjejnë një shtet tjetër të Europës Lindore, që do të bënte propozimin e saj, gjë që do të ishte një lëvizje e paprecedent, pasi nuk ka ndodhur me parë që një shtet të propozojë si kandidature një emër të një kombësie tjetër. Shqipëria këtë herë nuk do të ketë një kandidaturë të sajën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OBK-se, ndërkohë që në të shkuarën është propozuar kryesisht emri i Ministrit të Jashtëm. /Vizion Plus/a.m.

Next Post

FOTOT/ Harrojini bukuroshet shqiptare, e dashura e yllit anglez çmendi stadiumin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

September 7, 2026
Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

September 7, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me diell në të gjithë vendin, ja sa do shkojnë temperaturat

September 7, 2026
Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

September 7, 2026
Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com