• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pas vdekjes së Jeffrey Epstein/Akuzueset do mund të flasin në gjyq

by Java News
27/08/2019 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatës federal në Nju Jork e quajti vetëvrasjen e Jeffrey Epstein një “kthesë të papritur ngjarjesh” të martën, në hapje të një seance gjyqësore në të cilën disa gra ishin planifikuar të flisnin për akuzat e tyre se financieri i pasur i kishte sulmuar seksualisht.

Seanca dëgjimore ishte caktuar javën e kaluar nga gjykatësi Richard Berman, që drejtonte çështjet e hapur nga prokurorët e çështjes kundër zoti Epstein, pasi 66-vjeçari u arrestua më 6 korrik.

“ Lajmi i 10 gushtit se Jeffrey Epstein ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij … ishte sigurisht tronditës, “tha Berman.

Vdekja u cilësua vetëvrasje.

Gjykatësi caktoi seancën pasi prokurorët kërkuan që ai të mos i marrë parasysh akuzat kundër zotit Epstein meqë i pandehuri ka vdekur. Gjykatësi Berman tha se donte t’u jepte prokurorëve, avokatëve të Epsteinit dhe çdo viktime një shans për të folur.

Para se të hapte fjalën për të tjerët, zoti Berman kritikoi ashpër një artikull që kritikonte seancën publike dhe ku thuhej se kërkesat e prokurorëve për të hedhur poshtë akuzat, zakonisht pa një seancë dëgjimore.

Ai tha se artikulli në publikimin ligjor sugjeronte se seanca po e bënte dramatik procesin gjyqësor.

“Edhe nëse sot ka ndopak dramë, nuk mendoj se do të ishte e konsiderueshme, tha gjykatësi. “Seancat publike … nxisin transparencë dhe i japin gjykatës informacion që nuk kishte si ta dinte ndryshe”.

Që kur seanca u planifikua, është zbuluar se zoti Epstein kishte nënshkruar një testament vetëm dy ditë para vetëvrasjes duke vendosur mbi 577 milion dollarë pasuri në një trust. Testamenti i regjistruar në Ishujt e Virgjër, ku Epstein kishte një banesë, mendohej se do ta bënte më të vështirë për dhjetëra akuzuese që të merrnin dëmshpërblimet.

Epstein nuk e kishte pranuar fajësinë për akuzat e trafikimit seksual dhe nuk ishte lejuar të lirohej me kusht, nën akuzat për abuzim seksual të grave në fillim të viteve 2000 në Manhattan dhe Florida.

Që nga vdekja e tij, Prokurori i Përgjithshëm William Barr është zotuar se kushdo që ka ndihmuar Epsteinin në trafikim seksual do të hetohet

Ai gjithashtu shkarkoi nga detyra drejtorin në detyrë të Byrosë së Burgjeve dhe pezulloi dy roje që duhej të ishin duke ruajtur zotin Epstein në mëngjes kur vdiq.

Në kohën e vdekjes së tij, Epstein po përgatitej përmes avokatëve të tij të argumentonte në dokumentet e gjykatës se ai nuk mund të ndiqej penalisht pasi kishte nënshkruar një marrëveshje me prokurorët që të mos ndiqej penalisht, para 12 vjetësh në Florida.

Prokurorët në New York thanë se marrëveshja nuk parandalonte akuzat e reja. Epstein e nënshkroi atë përpara se ai të pranonte fajësinë për akuzat e shtetit të Florida në 2008, në një rast që përfshinte pretendime se ai kishte kontakte seksuale me disa vajza të mitura.

Vetëvrasja ndodhi megjithëse në fund të korrikut, Epstein u gjet në dyshemenë e qelisë së tij me mavijosje në qafë. Pasi Epstein vdiq, gjykatësi Berman i kërkoi sqarime gardianit të burgut në lidhje me atë episod, duke thënë se nuk ishte shpjeguar përfundimisht. ”

Epstein kaloi disa ditë nën vëzhgim si rrezik për vetëvrasje, por më pas u transferua përsëri në një qeli në një Njësi Speciale të Strehimit, ku ishte në qeli me dikë tjetër. Por më pas personi tjetër u nxorr që atje dhe ai mbeti vetëm.(VOA)

 

Next Post
Atentat në Vlorë, breshëri dy personave me motor, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Atentat te "Xhanfize Keko"/Vritet nje person me armë zjarri në Tiranë brenda një BMW

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com