Pas trazirave politike, Peruja ka për herë të parë një Presidente femër pasi ish-Presidenti Pedro Castillo u shkarkua disa orë më parë për shkak se u përpoq të shpërndante parlamentin.
Tashmë Presidente e re është Dina Boluarte, e cila mbante postin e nënkryetares. 60-vjeçarja tha se do të qeverisë vebdin deri në Korrik 2026, kohë kur përfundon presidenca e Castillo. Pas betimit, ajo bëri thirrje për vetëpërmbajtje politike për të tejkaluar krizën që ka kapluar vendin.
Pasditen e djeshme, Pedro Castillo u shkarkua si President i vendit pasi tentoi të zëvendësonte Kongresin me një qeveri të jashtëzakonshme.
Ligjvënësit e refuzuan këtë thirrje dhe pas një mbledhje urgjente që zhvilluan, e akuzuan Presidentin dhe e shkarkuan nga detyra, kurse policia e arrestoi për rebelim.
/a.r