Fill pas përfundimit të takimit mes përfaqësuesve të LSI dhe të PS, ministri i Brendshëm mësohet të ketë pritur ambasadorin Donald Lu.
Takimi në fjalë po zhvillohet në zyrat e Gardës së Republikës, pranë liqenit Artificial, ndërsa Tahiri ka qenë më parë në takim me Metën, Vasiline e Brahon. Sot, për herë të parë në takim me përfaqësuesit e LSI, përveç Ramës dhe Ruçit ishin të pranishëm edhe Tahiri, Braçe, Gjiknuri dhe ministri Ilir Beqaj.
Edhe pse takimi mes PS – LSI ende nuk është zbardhur zyrtarisht, mendohet se temë e diskutimit kanë qenë ndryshimet në qeveri, ligji i shumëdebatuar ‘Për shpifjen’ dhe ashpërsimi i masave ndaj biznesit informal.









