• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas sulmeve ndaj destrojerit amerikan, SHBA bombardon zonat rebele në Jemen

by A R
13/10/2016 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria amerikane bombardoi tre vendndodhje radarësh në Jemen, pasi një luftanije amerikane u sulmua me raketa për herë të dytë brenda pak ditësh në Detin e Kuq.

Pentagoni tha se  vlerësimet paraprake tregojnë se u shkatërruan tre radarë që ishin të implikuar në sulmet ndaj anijes amerikane. Zyrtarë amerikanë deklaruan se raketat kundër anijes u lëshuan nga territori i Jemenit që kontrollohet nga rebelët huthi dhe që mbështeten nga Irani. Mësohet se kundërpërgjigjja amerikane u autorizua nga presidenti Barack Obama.

Ushtarakë amerikanë thanë se përdorën raketat tomahawk në operacionin që u krye nga një “destrojer” amerikan. Sipas Pentagonit, sulmet e kufizuara për vetëmbrojtje u bënë për të garantuar sigurinë e personelit ushtarak si dhe lirinë e lundrimit. Në komunikatë gjithashtu shkruhet se SHBA do t’i përgjigjet pa hezituar çdo kërcënimi tjetër të ngjashëm raporton tch.

Sulmi amerikan u krye vetëm pak orë pasi një raketë shënjestroi destrojerin USS Mason, i cili ishte në objektiv edhe të dielën. Më herët, zëdhënës të rebelëve huthi thanë se nuk kishin kryer asnjë sulm ndaj anijeve amerikane. Në të njëjtin kuadër, SHBA nuk tha se kujt i përkisnin bazat e radarëve të shkatërruar, por theksoi se gjendeshin në territorin e kontrolluar nga rebelët./a.m.

Next Post
72 vjeçari rreh gruan e tij 58 vjeçare, arrestohet

72 vjeçari rreh gruan e tij 58 vjeçare, arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com