• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas shijimit të “dy gishtave të mjaltit”

by Pëllumb Kulla
02/01/2022 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Nuk kisha patur rastin ta shoh filmin e Mamaqit deri mbrëmë në natën e parë të këtij Viti te Ri. Sinqerisht, u mrekullova. Kam qeshur me shpirt dhe ky cilësim është fort i rrallë nga njerëz si unë, që merren me humorin, dhe që janë, viktima të zanatit e vlerësimet i kanë deri me shfrime si “Bukur!”, “Oh fort e gjetur kjo!”, “Detaj i mrekullueshëm!” “E pa arritshme kjo!” – shprehje objektiviteti, por që më së shumti, shpëtojnë dhe i arratisen zilisë së fshehur profesionale.

Nga thellësitë e zemrës, edhepse me kaq vonesë të përligjur, përgëzoj artistin e mrekullueshëm, Ermal Mamaqin, që ka ideuar, hartuar, zgjedhur bashkëpunëtorët dhe frymëzuar gjithë gjindjen artistike në realizimin e kësaj vepre serioze në gjininë e komedisë.

Mund të rreshtoj njëqind arsye që e bëjnë ta dashurosh këtë arritje të mrekullueshme: tema e këndshme, sensi realist në zhytjen në ambientin rinor të kohës, përzgjedhja e artistëve, uniteti në stilin hiperbolik të lojës, ritmi i filmit, pasuria e madhe e detajeve artistike, kamera, aksesorët filmikë e të tjera.

Përshëndes bashkautorësinë në skenar të Ermalit me Besnik Mustafain, që edhepse me shumë vonesë po e tërheq fusha e humorit; prshëndes edhe mysafirin turk në regjizurë, si edhe dhe tërë bashkëpunimin jashtëshqiptar në këtë arritje serioze që na nderon.

Dua të vlerësoj të gjithë aktorët, pa i përmendur një e nga një dhe u kërkoj që të gjithë atyre ndjesën të veçoj tre nga ata, që më lanë përshtypje të jashtëzakonshme: rolin kryesor, Mamaqin që më sjell të gjallë dinamizmin e Bujar Kapexhiut të viteve 60-70; befasuesen gati të zbriturën nga qielli, Elvana Gjatën, një shkëlqim që nuk e prisja të na godiste deri në këtë shkallë; dhe shkaktarin e hidhërimit të patretur për largimin e tij nga kjo jetë, të pavlerësuarin kurrë në atë gradë që meritonte, Koço Devolen!

Ermal Mamaqin kam patur rast ta vlerësoj edhe më parë për fantazinë, për shkallën e lartë të ndjesisë humoristike dhe për larminë e tyre shprehëse brenda sekondës, për hapësirat e gjëra të komunikimit me artistë, sportistë dhe personazhet publikë, kurse “nusen” e tij, këngëtaren Elvana Gjata, dukej sikur ia kish zgjedhur vetë Zoti i Madh dhe i Plotfuqishëm, aq të përshtatur me partnerin, aq të latuar, aq të kompletuar! Me shpirt i uroj asaj zonjëze, një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer në botën e komedisë shqiptare.

Dhe e mbyll treshen me mikun tim të vjetër të bashkëpunimeve të shumta në atdhe dhe në truallin amerikan. Nuk e kam parë kurrë aq të frymëzuar Koçon, në një rol,  siç ishte ky që i ofroi Mamaqi.  Frymëzimi i tij e bënte që në këtë figurë të kapërcente dhe arritjet e tij më të mira, si ajo e “milionerit në pritje të pronave”, apo si ai te “Gjuetie fundit’ e të tjera suksese që formuan karatin e Devoles të paharrueshëm. Po e shihja filmin në mjedis familjar, në bashkësi me tetë vetë të tjerë dhe në lojën virtuoze të Koços që ndodhej në ujrat e veta më të mira në guaskën e atij ushtarakut pensionist, që sa herë gishtat i mblidheshin grusht, instiktivisht ai e ngrinte grushtin në ballë, Dhe rreth meje shpërthenin të qeshura.

Gjatë gjithë filmit të qeshurat e bujshme nuk rreshtnin, por sidomos ato ushtonin në skenat e babait të vajzës që trupëzonte Devolja. Më pak nga të gjithë qeshja pikërisht unë, ai admiruesi i tij më i madh dhe më i hershëm! Sa më e bukur të ish loja e Koços, sa më i bukur detaji, aq më shumë isha unë larg gajasjes, aq më shumë duhet të  sforcohesha të përmbaja lotët për këtë humbje, për këtë ikje të parakohëshme, të këtij artisti origjinal me një formim tërësisht vetjak, deri në atë finesë të paarritshme…

Një artist për të cilin media, kritika, ministritë dhe presidencat folën aq pak.

Dhe unë nuk fola aq sa duhej. Dhe ky film ma bënte më therrës vetëfajësimin tim.

Më fal, i dashur Koço!

Urime të zjarrta për suksese të tjerë, i dashur Ermal!

Next Post
“Evropa kapërcen krizën duke u zgjeruar”/ Prodi: BE të integrojë sa më parë Shqipërinë e vendet e tjera, me këtë rast zgjidhet dhe çështja e kufijve

“Evropa kapërcen krizën duke u zgjeruar"/ Prodi: BE të integrojë sa më parë Shqipërinë e vendet e tjera, me këtë rast zgjidhet dhe çështja e kufijve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In