• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Evropa kapërcen krizën duke u zgjeruar”/ Prodi: BE të integrojë sa më parë Shqipërinë e vendet e tjera, me këtë rast zgjidhet dhe çështja e kufijve

by Java News
02/01/2022 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri italian Romano Prodi shprehet se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet me integrimin e Ballkanit Perëndimor nëse do që të kapërcejë krizën e fortë politike që Evropa po kalon prej vitesh.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të përfshijë brenda tij Ballkanin Perëndimor së bashku me Shqipërinë për të vendosur një herë e mirë kufijtë përfundimtarë të këtij rajoni me Evropën.

“Do ta përfundoja me zgjerimin, me Shqipërinë dhe me të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë , duke vendosur kështu kufijtë përfundimtarë të Evropës. Përfundimi i zgjerimit është në fakt edhe elementi që do të na detyronte të ndryshonim funksionimin e institucioneve tona, për të cilat kemi aq shumë nevojë ”, është shprehur Prodi për mediat italiane.

Duke folur në një intervistë tek “Sette”, presidenti i parë i Komisionit Evropian rrëfeu edhe etapat që duhet të ndërmarrë Bashkimi Evropian përgjatë vitit 2022 për të dalë nga kriza që e ka përfshirë aktualisht.

“Evropa është kaq e nevojshme, por ecën aq ngadalë, sa duhet të shpresojmë se gjithçka do të përfundojë për nipërit tanë ”, shpjegon ish-kreu i Partisë Demokratike në prezantimin e librit të tij të fundit “Imazhet që tregojnë Evropën”.

Prodi i cili gjendet gjithnjë më e larg politikës aktive italiane, pasi ka mohuar vazhdimisht rikthimin e tij, ai është gjithnjë e më pasionant dhe më afër politikës së jashtme.  Prodi shpjegon se përse Evropa prej kohësh nuk është më në qendër të botës.

“Nuk e kam menduar kurrë që pozicioni mbrojtës mund të jetë gjithçka. Ose po ndërtojmë një minimum mbrojtjeje të përbashkët së bashku me politikën e jashtme evropiane, ose po tallemi nga të gjithë. Kur shoh se në Libi na kanë dëbuar po ashtu edhe nga dy vende, si Turqia dhe Rusia, jo të krahasueshme për nga madhësia dhe kapaciteti me Evropën, por ne na nevojitet një politikë e jashtme e përbashkët ”, ka theksuar ai.

Sipas tij, pa një politikë të jashtme të vërtetë dhe të përbashkët të jashtme, edhe mbrojtja bëhet e padobishme: nga Iraku e këtej, Prodi denoncon, “Evropa nuk ka pasur kohë që të bashkohet në drejtim të politikës së  jashtme. Ajo ka qenë gjithmonë e paaftë për të vepruar për shkak të votës unanime ”.

Sipas Prodit, Romano Prodit, dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni e lejoi Evropën që në mes të pandemisë së Covidit të vinte dorën në zemër dhe të ndërmerrete një plan të madh solidariteti.

“Gjermania e ka kuptuar se pa Evropën nuk vlen asgjë. Prandaj, Franca, Italia dhe Spanja, së bashku me Gjermaninë, duhet të formojnë një bërthamë të fortë vendesh, të afta për të çuar përpara procesin e Bashkimit Evropian. Dhe shumë vende të tjera do të bashkohen menjëherë ”, shprehet Prodi.

Ai bën edhe një propozim të dytë. Sipas tij, është procesi i zgjerimit të mëtejshëm të kordonit të Bashkimit Evropian, siç është bërë në atë kohë nga vetë Prodi.

Për sa i përket Evropës Lindore, në rastin e Polonisë dhe Hungarisë Prodi thekson se ato janë probleme që lidhen me të kaluarën dhe sot nuk ekzistojnë më. “Unë isha president i Komisionit Evropian me 15 dhe 25 vende dhe nuk kishte asnjë ndryshim: Çështja ishte që unë merresha gjithmonë me vizionin divergjent të Britanisë së Madhe. Dhe Britania e Madhe nuk është një vend i Lindjes ”, ka komentuar Romano Prodi në “Sette”.

Next Post
Babai me 55 djem e 8 vajza/ I moshuari pretendon se është gjysh i mbi 120 nipërve: Kam qënë simpatik…!

Babai me 55 djem e 8 vajza/ I moshuari pretendon se është gjysh i mbi 120 nipërve: Kam qënë simpatik...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In