• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas SHBA, të gjithë ithtarët si repart ushtarak i shpallin ‘luftë’ dhe Britanisë: Berisha do bëhet Kryeministër, anglezët kolonizuan botën

by Java News
22/07/2022 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur vjen fjala për të mbrojtur Sali Berishën, ithtarët e tij as nuk e kanë fare problem që të sulmojnë dy prej vendeve më aleate të kombit shqiptar siç është Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Besnikët kanë marrë në bllok në mbrojtje Sali Berishën, pas goditjes së dytë më të madhe politike nga Perëndimi.

Reagimet e besnikëve të Sali Berishës

Edmond Spaho:

“Të gjithë demokratët dhe të djathtët kanë vendosur që PD të mos zhduket dhe e vërteta të triumfojë. Do të vazhdojmë betejën krah Berishës edhe më të vendosur për të rrëzuar bandën e Edi Ramës dhe Sorosit.”

Ylli Manjani:

“Unë nuk e di se ç’korrupsion ka bërë Sali Berisha në Amerikë apo në Britani! Në Shqipëri di që është politikani i vetëm i rangut të Tij që jeton prej vitesh në një apartament modest. Aq modest sa edhe analistët që paguhen për ta sharë nuk pranojnë të jetojnë. Sali Berisha është njëri prej liderëve politikë me influencë në jetën politike në vend. Është lideri që ka firmën e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe NATO. Është lider që siguroi atë që sot të gjithë e shijojmë, lëvizjen e lirë.

Sali Berisha është padyshim politikani e lideri që ka krijuar një model politik i cili është i kritikueshëm dhe madje edhe i dënueshëm. 1997-ta është periudha më e errët në karrierën e tij, dhe qoftë dhe për kaq nuk duhej të ishte më në politikë. Por prezenca e tij në politikë, qeveri e opozitë, nuk ka lidhje as me kriminalizimin e pushtetit, as me trafikun e drogës e as me instalimin e shtetit mafioz që sundon. Lënia e opozitës për kohë të gjatë në dorë të Ali Bej Bashës e ngarkon me përgjegjësi, por jo me fajin e rëndë të shkërmoqjes së opozitës për një grusht parash të qelbura. Sali Berisha ndoshta është pa të ardhme, por sot qartësisht është faktori që galvanizon një reagim opozitar të organizuar. “Non grata” ose jo, kjo ka pak rëndësi për misionin e ringritjes së një Opozite për të cilën vendi ka nevojë. Nëse ngritja e Opozitës të bën “Non grata”, në djall vaftë kjo e fundit! Më mirë “non grata” në vende që na lypin vizë për t’i vizituar – sesa “grata” dhe mafioz që trafikon drogë e interesat e vendit lart e poshtë. Dhe më në fund, hiç mos u bezdisni nga insistimi: IN-CE-NE-RA-TO-RËT janë prova e modelit mafioz që sundon vendin!”

Bledi Kasmi:

“Non grata” e parë e riktheu Berishën lider opozite, e dyta për Kryeministër”.

Edi Paloka:

“Deri sa të vazhdoni t’u thoni shqiptarëve se ”i korruptuari dhe i lidhuri me krimin” në këtë vend qenka Sali Berisha, pas 10 vitesh në opozitë – dhe këtë ua thoni duke mbajtur në krah Ramën – kot i harxhoni milionat për lobime! Ky do të jetë qëndrimi edhe kur të njëjtin vendim ta shpallë Zelanda e Re…

E nëse dikush mendon se shqiptarët që reaguan me qëndrimin e tyre më 11 dhjetor, 6 mars dhe 7 korrik, pasi Berisha ishte shpallur “non grata” nga DASH, do të impresionohen kur këtë ta bëjë Zelanda e Re, thjesht jeton në realitet tjetër”.

Gent Strazimiri:

“Vendimi i një kabineti qeveritar të shkarkuar nga parlamenti britanik prej ditësh, është një “qokë” që dëshmon vetëm se: * Ish-kolonizatori i 2/3 të botës, sot është kthyer në koloni të 1 individi, spekulantit ndërkombëtar George Soros. Amerika e Britania këtu nuk hyjnë fare, po fare fare! Kur kujtoj “misionin britanik” dhe atë që na bënë me Enver Hoxhën, a e dini që nuk ndjej hiç, po hiç keqardhje…?! “Zoti nuk është mace me të grric”, thotë populli. KAQ!

Enno Bozdo:

“Sa më absurde të jetë “non-grata”, sa më pa sens dhe pa vlerë ajo të jetë, aq më e fortë ndjenja e padrejtësisë dhe motivimi për të vazhduar luftën kundër mafias së Tiranës!”/m.j

Next Post
E rëndë në Durrës/ Hyri për t’u larë, mbytet në det 40-vjeçarja. U dërgua në spital, s’mundi të mbijetojë

E rëndë në Durrës/ Hyri për t’u larë, mbytet në det 40-vjeçarja. U dërgua në spital, s'mundi të mbijetojë

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Budallenjtë e radhës.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Gjyqtarët, benefite nga drejtësia por nuk e njohin”, Meçe: Kushtetuesja ta rrëzojë çështjen!

February 2, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Në tryezë programi bërthamor, presidenti iranian urdhëron nisjen e negociatave me SHBA

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Pse nuk shkojnë ambasadorë në PD? Boçi: Nuk vizitojnë seli partish, kemi kontakte…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In