Kryeministri Edi Rama vazhdon të publikojë ndërhyrjet që do të kryhen gjaë sezonit të ardhshëm në Shqipëri.
Pasi publikoi shëtitoren e Sarandës, duke theksuar se do të jetë si Lungomarja e Vlorës, këtë herë Rama ka prezantuar Dhërmiun.
Ai ka deklaruar se do të ketë ndërhyrje në kthesën panoramike dhe në ‘ballkonin’ natyror, në shpatin jugor të fshatit magjepsës.
‘Ja si do ta gjeni sezonin e ardhshëm rrugën që përshkon Dhërmiun, kur pas restaurimit të shtëpive të vjetra, vendosjes së kalldrëmeve e të ndriçimit të brendshëm, do të kryhen edhe ndërhyrjet në kthesën panoramike dhe në “ballkonin” natyror, në shpatin jugor të fshatit magjepsës’, shkruan Rama përkrah fotove.