• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas rasteve në Gjermani, alarmi tani edhe në Austri/ Thertoret, “pikat e nxehta të Coronas”

by Java News
07/07/2020 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjermani, thertoret janë kthyer javët e fundit në “pikat e nxehta të Coronas”. Por raste infektimesh në fabrikat e mëdha të përpunimit të mishit tani raportohen edhe nga Austria.

Raste të infektimit me Corona janë shfaqur në tre thertore të mëdha në Austri. Dy prej fabrikave nuk janë larg nga kufiri gjerman. Gjithsej dhjetë punonjës dhe 13 njerëz nga rrethina e tyre kanë rezultuar pozitivë në testimin për patogjenin SARS-CoV-2, konfirmoi ekipi i krizave të shtetit federal të Austrisë së Epërme.

Sipërmarrjet në fjalë ndodhen në qarkun e Ried im Innkreis në jug të kufirit gjerman pranë Bad Füssing-ut, në qarkun e Braunaut përballë qytetit gjerman Simbach am Inn dhe në qarkun e Wels-Land-it – 50 kilometra në juglindje të Ried-it. Testet me punonjësit e tjerë janë duke vazhduar. Kronen-Zeitung raportoi se mbyllja e fabrikave nuk është planifikuar për momentin.

Në sipërmarrjen gjermane të mishit Tönnies në Renani-Veriore-Vestfali, më shumë se 1.400 të punësuar rezultuan pozitivë në testimin në qershor. Incidenti gjithashtu ndezi një debat të madh në lidhje me kushtet e punës dhe të jetesës së punëtorëve të punësuar atje. Përpunuesit e tjerë të mishit më parë kishin pasur shpërthime më të vogla të infektimeve me virusin Corona.

“Jo e drejtë për mish të lirë”

Në Gjermani, thirrjet për ndryshime në industrinë e mishit janë shtuar. Standardet ushqimore në shumicën e sipërmarrjeve janë “shumë të larta”, i tha Ministrja Federale e Bujqësisë Julia Klöckner (CDU) gazetës “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (FAS). “Por atje punohet në kushte ku llogaritet çdo cent”. Ka shumë nënkontraktues brenda kornizës së kontratave të sipërmarrjes. “Përgjegjësia përcillet.” Nga këndvështrimi i saj, një përgjigje mund të jetë kalimi përsëri në thertore më të vogla.

Rritja e numrit të infektimeve me Corona në thertore të ndryshme “krijoi një dinamikë që inkurajoi ndryshimet strukturore”, tha Klöckner. Për shembull, aktualisht po shqyrtohet shkalla në të cilën mund të kufizohet reklama “oferta tërheqëse për mish”. Klöckner gjithashtu i bëri konsumatorët përgjegjës. Sipas sondazheve shumica thonë se do të paguanin më shumë për mish, përfshirë edhe mirëqenien e kafshëve. “Por arka e supermarketeve dëshmon të kundërtën”, tha ministrja. Vetëm se: “Nuk ekziston një e drejtë për të blerë mish të lirë”.

Ministrja e bujqësisë e Austrisë, Elisabeth Köstinger theksoi: “Kompanitë austriake për përpunimin e mishit nuk mund të krahasohen me ato në Gjermani”. Një therrtore në Austri zakonisht ka vetëm 400 punonjës. Për më tepër, ata janë të punësuar në kushte më të mira të së drejtës sociale. DW

g.kosovari

Next Post
Mbi 8.7 milionë të infektuar/ Brazili vendi i dytë në botë më i prekur nga COVID, mbi 1 mln të prekur

Mbi 540 mijë viktima nga COVID në botë/ Amerika shënon mbi 3 mln të infektuar, në Australi izolohet Melbourne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

August 28, 2026
Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund

“Ripëtëritja e Berishës si Rilindja e Ramës”, Shehi: Edhe Enver Hoxha bënte si këto, por…

August 28, 2026
Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

August 28, 2026
“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

August 28, 2026
Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

August 28, 2026
Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

August 28, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

“Daily Mail”: Tirana, destinacioni më ekonomik në Evropë

August 28, 2026
Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Maturantët nisin sfidën akademike, hapen 7 fazat 48 orëshe, këtë vit aplikuan afro 900 maturantë

August 28, 2026
Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

August 28, 2026
E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi?

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com