Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta janë nisur drejt Uashingtonit, por me jo me të njëjtin avion udhëtimi.
Rama është nisur që të hënën drejt Uashingtonit, duke bërë një ndalesë në Vjenë, ndërsa Meta u nis drejt SHBA-ve të martën, menjëherë pas takimit me delegacionin e Këshillit të Europës, të Kongresit të Autoriteteve Lokale.
Kryeministri Rama mësohet se do të ketë takime atje me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.
Ndërkohë, raportohet se Meta do të marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”, dhe do të takime edhe me kongresmenë e senatorë, shkruan “Tema”.
Në SHBA ndodhen edhe kryerepublikani Fatmir Mediu, ministri Pandeli Majko dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. /e.s/











