• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas përgënjeshtrimit (të imponuar?), gazeta boton mesazhet e Kaçes: Mund të mos vij më sa të ikë trajneri

by Java News
12/10/2016 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ergys Kaçe ka përgënjeshtruar, përmes një interviste në sitin zyrtar të FSHF-së, largimin nga kombëtarja, për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Gianni De Biasi. Lajmi për përplasjet u publikua nga e përdtishmja sportive Panorama Sport, e cila citonte burime nga brenda kombëtares. Gazeta shkruan sot se në shkrimin e mëparshëm nuk ka publikuar komunikimin me vetë lojtarin, gjë që po e bën tani, pas përgënjeshtrimit të lojtarit në intervistë, të cilin PS e konsideron si të imponuar nga FSHF.

cana-kace-latifi-ne-tribune-470x254Shkrimi në Panorama Sport:

Ergys Kaçe ka përplasje të thella me De Biazin dhe nuk është rastësi që një nga mesfushorët më të mirë të Kombëtares përfundoi në tribunë në ndeshjen me Spanjën. Një ditë pas ndeshjes, “Panorama Sport” intervistoi futbollistin dhe ai tekstualisht shfaqi pakënaqësinë që trajneri e kish nxjerrë edhe jashtë listës rezervë, duke thënë:

“Nuk e kuptoj trajnerin. Nuk e di pse më ka lënë jashtë”. Një ditë më pas, gjithnjë me mendimin në kokë se Kaçe është një ndër lojtarët më cilësorë dhe mbi të gjitha me një të ardhme të garantuar, gazeta u interesua në burime të ndryshme pranë ekipit përfaqësues dhe rezultoi se Kaçe kish pasur një debat verbal fillimisht me trajnerin e më pas kur kish mësuar se do të përfundonte në tribunë, kish dashur të merrte rrobat e të ikte nga grumbullimi ende pa u luajtur ndeshja me Spanjën.

Burime të ndryshme të gazetës e konfirmuan këtë fakt dhe më pas gjithçka u pasqyrua në gazetë. E, megjithatë, gazeta komunikoi edhe me vetë lojtarin në orën 17:57 të ditës 10 tetor 2016, i cili gjithashtu konfirmoi se kish përplasje me trajnerin dhe me shumë mundësi derisa të ikë ky trajner (De Biazi) nga Kombëtarja, ai nuk do kthehej më. Pasi u interesua për lajmin në disa burime dhe pasi mori edhe vetë konfirmimin e lojtarit, gazeta publikoi artikullin e ditës së djeshme me titull: “Kriset me trajnerin, Kaçe nuk vjen më në Kombëtare”.

Përgënjeshtrimi absurd i FSHF-së dhe i mediave të saj

Dje në mesditë, rreth orës 11:00, një faqe ende e pakonfirmuar zyrtarisht nëse menaxhohet nga Ergys Kaçe apo jo përgënjeshtroi lajmin që ishte publikuar në “Panorama Sport”. Gazeta, me shumë qetësi dhe me korrektësi, komunikoi me futbollistin sërish nëpërmjet “Whats app”-it dhe telefonit, duke e pyetur nëse faqja ishte e tij dhe nëse qëndrimi ishte zyrtarisht i tij. Lojtari u përgjigj në orën 14:44 tekstualisht: “Nuk kam ‘Facebook’, nuk e di kush e përdor atë faqe”.

Komunikimi mes gazetes dhe Ergys Kace dhe konfirmimi nepermjet fjaleve te tij se nuk ka profil ne Facebook

U duk sikur situata u qetësua pasi në portalin e “Panorama Sport” u publikua përgjigjja e lojtarit, por nuk mbaroi këtu. FSHF publikoi në web-in e vet një intervistë të shkurtër në lidhje artikullin e gazetës, që me sa duket i kish trazuar shumë ujërat në zyrat e institucionit të futbollit. Në atë intervistë, Kaçe, edhe pse dukshëm në mënyrë të sforcuar mohonte një largim të mundshëm nga Kombëtarja, nuk mohonte krisjen me trajnerin, madje as faktin që kish biseduar me Dukën ditën e ndeshjes (para se të largohej nga ekipi në shenjë revolte).

Mesazhet e Kaçes

mesazhi-1mesazhi-2Gazeta “Panorama Sport”, në respekt edhe të kërkesës së Kaçes për të mos përdorur citime të tij në lidhje me vendimin për të mos u kthyer më në Kombëtare për sa kohë ishte De Biazi, vendosi të mos publikonte mesazhin e Kaçes në numrin e djeshëm. Gjithnjë duke menduar se po raporton fakte të vërteta.

Por kur FSHF iu imponua futbollistit të mohonte lajmin që kish konfirmuar po vetë ai dhe kur institucioni i futbollit u investua maksimalisht për të censuruar një të vërtetë dhe për të hedhur baltë mbi seriozitetin e gazetës, duke përdorur fatkeqësisht Ergys Kaçen, “Panorama Sport” publikon bisedën me Kaçen më datë 10 tetor ku ai thotë shprehimisht: “Mundem të mos vij sa të ikë trajneri. Do shoh…”. Ftojmë tani median e FSHF-së që të na intervistojë…

Biseda me mesazhe mes gazetarit dhe Ergys Kaçes

Gazetari: Pse, çfarë mund të bësh?

Kaçe: Po, e di. Nuk e di, do të mendohem.

Gazetari: Çfarë thua? Çfarë të mendohesh? Sa trajnerë ikin e vijnë… Ti do të jesh aty. Çfarë thua? Ti i duhesh Kombëtares. Sinqerisht.

Kaçe: Po, e di. Mund të mos vij sa të ikë trajneri. Do të shoh.

Gazetari: Nuk është mirë të dalësh kundra. Pavarësisht gjërave që bën trajneri.

Kaçe: Nuk kam problem.

Gazetari: Do të bësh ndonjë reagim në gazetë? Deklaratë?

Kaçe: Jo, lëre. S’ka gjë. Shkruaje ti vetë ndonjë gjë.

Gazetari: Ta shkruaj që lojtari mund të tërhiqet nga Kombëtarja nëse vazhdon kjo sjellje e trajnerit?

Kaçe: Po. Shkruaj që unë dua të ndihmoj skuadrën dhe e di se mundem dhe nuk e di pse kam këtë sjellje nga trajneri kur ai i di vlerat e mia.

FSHF interviston Ergys Kaçen

fshfDuke u përpjekur që të përgënjeshtrojë të vërtetën e publikuar nga gazeta “Panorama Sport”, FSHF ka përdorur faqen zyrtare për të bërë një intervistë me mesfushorin. Ja publikimi i pacenuar në faqen zyrtare të FSHF-së:

Përshëndetje Ergys. Në disa media në Shqipëri, është aluduar për një largim tuajin nga skuadra kombëtare e Shqipërisë. Sa vërtetë është kjo?

Paraprakisht mund të them se këtu s’ka asgjë të vërtetë. Kurrë nuk kam menduar këtë gjë, e jo më ta deklaroj. Unë e dua Shqipërinë dhe jam krenar për atë që kam dhënë për kombëtaren shqiptare të futbollit. Do të vazhdoj të jap kontributin tim maksimal, në çdo ndeshje, duke treguar vlerat e mia, të cilat si gjithmonë do ti vë në shërbimi të skuadrës.

Ka ndodhur gjë mes jush dhe trajnerit De Biasi?

Asgjë e veçantë, për të tërhequr vëmendje kaq të madhe. Do ta konsideroja një komunikim normal mes një futbollisti dhe trajnerit të tij. Unë e respektoj shumë trajnerin dhe zgjedhjet e tij. Jam formuar si futbollist profesionist dhe e di shumë mirë që zgjedhjet e janë të tijat. Për këtë arsye, nuk e kapërcej kurrë kufirin në këtë raport. Është profesionale të mendosh dhe veprosh kështu. Patjetër që unë dua të luaj të aktivizohem sa më shumë. Ky nuk është ndonjë sekret. Kjo është dëshirë e çdo futbollisti. E di që vetëm me punë, do ti arrij ato që kam dëshirë të prek në karrierë. Dhe këtë kam vendosur të bëj. Të punoj më shumë, për të treguar sa vlej. Nuk komentoj më gjatë.

Media të veçanta kanë aluduar se ka qenë Presidenti Duka ai që ju ka bindur të ktheheni. Keni një përgjigje për këtë?

Presidenti Duka qëndron gjithmonë shumë pranë skuadrës. Ai komunikon drejtëpërdrejtë me trajnerin, stafin, futbollistët. Në një farë mënyre është njëri prej nesh dhe shpesh flasim me të, për të gjitha problemet tona si në klub ashtu edhe në skuadër. Kështu ka ndodhur në dy ndeshjet e fundit në Lihtenshtejn dhe në Shkodër. Po është e vërtetë që kam folur me të dhe kam dëgjuar këshillat e tij. Por kurrë nuk kemi folur për largimin tim apo gjëra të tilla.

Si e shikon Kaçe të ardhmen?

Unë jam profesionist. Punoj, mendoj dhe jetoj si i tillë. E di që vetëm me punën dhe këmbënguljen time do të, arrij ti bind të gjithë, për vlerat e mia. Jam përkushtuar për të dhënë më të mirën si në klub ashtu edhe në skuadrën kombëtare të Shqipërisë.

panoramasport/d.i.

Next Post
Dritëroi e Sadija: Rrëfejmë jetën përmes fotove nga rinia e dasma në 50-vjetorin e martesës

Dritëroi e Sadija: Rrëfejmë jetën përmes fotove nga rinia e dasma në 50-vjetorin e martesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In