• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas paralajmërimit të AMA, Eni Vasili letër Ramës: Çlironi studiot televizive, s’jemi fasonë. Mjeku Xhaxho s’më infektoi

by Java News
02/05/2020 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesja e emisionit “Open”, gazetarja Eni Vasili i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit, Edi Rama, të cilin i ka kërkuar publikisht të “çliroje” studiot televizive nga kufizimi i të ftuarve.

Ditën e sotme, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) paralajmëroi emisionin “Open” për shkeljen e vendimit të Qeverisë, pasi kishte më shumë se dy persona të ftuar në studio. Por AMA për këtë shkelje nuk e ka finalizuar në gjobë.

Lidhur me këtë paralajmërim, gazetarja Vasili kërkon që ashtu si pjesa tjetër e bizneseve apo aktiviteteve që po liberalizohen, e njëjta gjë të behet edhe për mediat.

Eni Vasili ka kujtuar dhe rastin e mjekut të njohur, Rolnad Xhaxho, të cilin e kishte të ftuar në studio, para se ai të zbulonte se ishte i prekur nga COVID-19.

“E ndërsa ekonomia po rihapet e lëvizja po liberalizohet, mbajtja në izolim e studiove televizive, nuk i shërben më askujt. Një gazetar në studio është njësoj i rrezikuar me një apo me tre persona prezentë aty. Mua personalisht do të kishte mjaftuar për të më infektuar mjeku Roland Xhaxho i cili sigurisht nuk e dinte që ishte i virusuar kur erdhi në Open. Fakti tregoi që doktor Xhaxho nuk na infektoi, as mua dhe as stafin e Open i cili pati kontakte me të ato ditë.

Studiot janë hapësira të mëdha të cilat ia kalojnë çdo supermarketi ku gëlojnë njerëzit, janë po aq të mëdha në metra katrorë sa një fasoneri, me ndryshimin e vetëm se brenda nuk ka më shumë se 5 -6 njerëz dhe jo 600. Madje studio e Open është thuajse po aq e madhe sa salla e Parlamentit!”, thekson Vasili

LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT RAMA

NGA ENI VASILI

I nderuar zoti Kryeministër! Të hënën e ardhshme bëhen plot 9 javë nga 9 marsi, dita kur në Shqipëri u zbuluan dy rastet e para me Covid-19. Këto 9 javë të gjata sa 9 muaj, gjeneruan realitete të reja për shumëkënd nga ne, realitete prej të cilave ndoshta nuk do shpëtojmë për një kohë të gjatë. Nuk do ndahemi dot shpejt as nga frika se një xhest i shpenguar mund të na sëmurë apo se një përqafim mund te jetë një mallkim.

Në këto 50 ditë e më shumë, mësuam të sakrifikojmë ndryshe, të mos i trembemi frikës tonë e t’i mbijetojmë pasigurisë.

Falenderimet dhe përulja e plotë, nuk do mjaftojë asnjëherë për mjekët, infermierët, sanitarët dhe forcat e rendit, por këto javë të jashtëzakonshme eksperience njerëzore të betejës për jetën, nuk do ishin fituar pa mediat dhe studiot televizive, të cilat i bënë bashkë të gjithë në ditët më të errëta, ku vdekja  dhe terrori prej saj, bënin hije mbi kokat tona.

Së bashku mësuam nga e para si të lajmë duart, si të teshtijmë, por mbi të gjitha si t’i japim forcë njëri tjetrit. Këtë e bënë qindra shqiptarë të jashtëzakonshëm, mjekë por jo vetëm,  anembanë botës të cilët vrapuan në dritaret mbi “banaqe”,  të ndanin informacion, eksperiencë dhe solidaritet. E bënë doktorët  e infektivit që na shpjeguan me durim gjithçka dinin e mësonin dhe ata vetë ditë pas dite, e bënë ata gazetarë që nuk u tërhoqën në skuta të ngrohta shtëpish, por qëndruan në detyrë plot dinjitet dhe shqetësim për veten dhe të tjerët.

E ndërsa ekonomia po rihapet e lëvizja po liberalizohet, mbajtja në izolim e studiove televizive, nuk i shërben më askujt. Një gazetar në studio është njësoj i rrezikuar me një apo me tre persona prezentë aty. Mua personalisht do të kishte mjaftuar për të më infektuar mjeku Roland Xhaxho i cili sigurisht nuk e dinte që ishte i virusuar kur erdhi në Open. Fakti tregoi që doktor Xhaxho nuk na infektoi, as mua dhe as stafin e Open i cili pati kontakte me të ato ditë.

Studiot janë hapësira të mëdha të cilat ia kalojnë çdo supermarketi ku gëlojnë njerëzit, janë po aq të mëdha në metra katrorë sa një fasoneri, me ndryshimin e vetëm se brenda nuk ka më shumë se 5 -6 njerëz dhe jo 600. Madje studio e Open është thuajse po aq e madhe sa salla e Parlamentit!

Nuk është një kërkesë luksi dhe as një shkujdesje, sepse jam e përgjegjshme për rreziqet për veten dhe të tjerët. Por shërbimi që mund t’i bëjmë opinionit dhe debatit publik duke rifilluar jetën normale në studio, është më i madh se preokupimi për veten. Teknologjia na ndihmoi në kohën e emergjencës, por vështirësitë e lidhjeve me internet, e kanë lodhur me të drejtë teleshikuesin.

Dritaret e vogla te skype ose zoom, jo gjithmonë arrijnë teknikisht të përcjellin mesazhin tek teleshikuesit dhe koha e përqendrimit shkurtohet gjithmonë e më shumë. Publikut duhet t’i kthehet e drejta e debatit publik dhe studiove televizive duhet tu kthehet liria! #jetodhefolilir

Next Post
“S’është ‘plumbi magjik’, por…”/ FDA autorizon ilaçin kundër Ebolës për trajnimin e pacientëve me COVID-19 në SHBA

"S'është ‘plumbi magjik’, por..."/ FDA autorizon ilaçin kundër Ebolës për trajnimin e pacientëve me COVID-19 në SHBA

Comments 1

  1. Tea says:
    6 years ago

    Me ke do bisedoni me Andin e bllokut

    Reply

Leave a Reply to Tea Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In