• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas mbledhjeve në Vlorë dhe Tiranë, Rama sot takim me kandidatët e kryeqytetit në selinë rozë

by A R
04/07/2025 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i qeverisë, Edi Rama, do të zhvillojë ditën e sotme, 4 korrik 2025, një takim me kandidatët socialistë të Tiranës.

Kjo mbledhje do të nisë në orën 09:00, e do të mbahet në ambientet e selisë rozë. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Klan Neës, Klesiana Omeri.

Takimi vjen një ditë pas përballjeve të Ramës me bashkinë Vlorë dhe Tiranë. Nuk dihen ende detajet e diskutimeve që do të mbahen në kampin socialist.

Mbledhja në Vlorë dhe shkarkimi i administratës

Një ditë më parë, 3 korrik 2025, kryeministri zhvilloi një mbledhje të pazakontë ë bashkinë e Vlorës, ku kryetari Ermal Dredha, është vënë në qendër të kritikave nga kryeministri Edi Rama për keqmenaxhim të qytetit bregdetar.

Në prani të deputetëve socialistë të qarkut, kreu i qeverisë ka shprehur pakënaqesi për mungesën e ujit të pijshëm dhe papastërtine në qytet dhe përkeqësimin e shërbimeve publike.

Sipas burimeve, Rama ka kërkuar që të shkarkohen të gjithë drejtorët e bashkisë, duke i konsideruar ata të paaftë për t’i sherbyer qytetit dhe të shkëputur nga realiteti.

Ai ka kerkuar riorganizimin e menjëhershëm të bashkisë, dhe ka vendosur që procesi i rekrutimit të drejtorëve të rinj ndiqet nga dy përfaqësues të qeverisë.

Mbledhja në Tiranë dhe porositë e Ramës

Pasditen e djeshme, Rama mbajti dhe takim me drejtuesit e Bashkisë Tiranë, përfshirë kryetaren e komanduar, Anuela Ristani, ligjvënësit e rinj të zgjedhur nga 11 maji, por gjithashtu dhe me praninë e Ministrit të Financave, Petrit Malaj.

Ky takim ishte i shkurtër, pasi zgjati rreth 30 minuta, dhe në krahasim me mbledhjen në Vlorë, tonet ishin të qeta.

Mësohet se Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë më shumë të pranishëm në terren, të evidentojnë problematikat e qytetarëve dhe të koordinojnë punën me pushtetin vendor për gjetjen e zgjidhjeve.

Për këtë janë ngritur disa grupe pune, të cilët kanë për detyrë të sjellin problematikat brenda dy javëve, kur pritet të zhvillohet një tjetër takim i zgjeruar.

Vëmendje të vecantë, kreu i qeverisë mësohet se i ka kushtuar zënies së trotuareve, duke kërkuar ndërhyrjen e IMT dhe INUK, por edhe ankesave që lidhen me shërbime të tjera.

Referuar faktit se kryetari aktual i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim, nuk është qartësuar nëse kryeqyteti do të jetë pjesë e bashkive ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Vdekjet nga krimi dhe të automobilistëve në nivelin e BE-së; të këmbësorëve/biçiklistëve/motoçiklistëve janë problem!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In