• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas lobimit në SHBA dhe paktit me Berishën? Hila: Pse është trimëruar Ilir Meta!

by Java News
27/10/2022 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën “Komenti i Ditës” nga Dritan Hila në Dritare TV u diskutua lidhur me euforinë dhe ndryshimin në sjellje që ka pësuar ish-presidenti Ilir Meta.

Nëpërmjet analizës, zoti Hila renditi arsyet që kishin çuar në këtë ndryshim kaq të dukshëm dhe si lidheshin ato me lobimin e Metës në SHBA.

“Kemi atë, ç ’ka është evidente, një rritje të agresivitetit të Ilir Metës. Kjo në fakt ka krijuar një lloj dileme në mes të opinionistëve dhe elektoratit se pse ka ardhur pikërisht tani. Ndoshta Meta ka pasur një shpresë se nuk do procedohej me ligjin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe pastaj kur ky ligj u miratua ndjeu frikën se mund të miratohej edhe ai ligj që përjashton politikanët nga jeta politike. Kjo në një farë mënyre e nxjerr jashtë loje Metën duke i hapur rrugë një ndjekjeje ligjore.

Ne kemi parë që Meta ka pasur një lloj periudhe qetësie. Por kemi parë një fakt që la shumë njerëz të habitur. Takimin e ambasadores amerikane me Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij. Gjithashtu më përpara ishte dhënë një sinjal, marrja pjesë e Metës në takimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Shqipëri me ministrat e Jashtëm historikë të Shqipërisë në periudhën e demokracisë. Që atëherë unë hodha dyshimin që kjo ishte një lëvizje për të afruar Ilir Metën. Në fakt amerikanët kur duan të të përjashtojnë, e bëjnë dhe nuk duan t’ia dinë fare. Por në rastin e Metës ishte një lloj shkrirjeje akujsh. Sot, jetojmë në një moment kur Meta ka bërë dhe takimin e dytë.

Ç’ka tregon që lobimi i Metës në SHBA ka funksionuar. Na mbetet të besojmë që udhëzimi për të takuar Ilir Metën ka ardhur nga Uashingtoni. Në momentin që Meta ka qenë shumë i ashpër me amerikanët, sa ka arritur të publikojë biseda konfidenciale të tij me Yuri Kim, na mbetet të besojmë që lobimi i Metës në Uashington ka funksionuar. Se cila ka qenë firma lobuese, se si kanë shkuar paratë, se deri në ç’pikë shkon lobimi, kjo ngelet për t’u parë.

Dikush mund të mendojë se e gjitha kjo bëhet për shkak se amerikanët duan të krijojnë një balancë duke qenë se Berishën e kanë shpaallur non-grata dhe fraksioni Alibeaj-Berisha nuk po arrin të forcohet, të marrë frymë, amerikanët mendojnë të krijojnë një kundrapeshë duke forcuar partinë e Metës. Mirëpo, sido që të jetë, historia ka treguar që politka nuk është diçka që mund të stimulohet nga një qendër e huaj, nëse brumi brenda nuk është e hajrit. Edhe në rastin e Metës, fakti është që kjo ëshë një parti e vogël dhe në Shqipëri nuk ka shembuj që një parti të rrisë menjëherë forcën e saj elkektorale ne arenën politike.

E tillë është edhe partia e Metës, një parti e vogël që kulmin e suksesit të saj e ka arritur në 17 deputetë, por sot që flasim ka vetëm 4 deputetë. Gjithsesi, nga një tulatje e Ilir Metës, ne sot po shohim rizgjim të tij. Sa do funskionojë, kjo mbetet për t’u parë. Gjuha e përdorur prej tij në daljet e ndryshme ka qenë vulgare dhe mund të ketë trimëruar ndjekësit e tij, por nuk të bie vota nga elektorati gri dhe thjesht e bën Edi Ramën të duket burrë shteti në krahasim me gjuhën ordinere të përdorur nga Meta, siç ishte dhe në daljen e fundit për shtyp.”, u shpreh zoti Hila në Dritare TV./m.j

Next Post
Gara për Tiranën/ Këlliçi: Veliaj do të ishte kandidati më i dobët i PS, më i lehti për ta mundur!

Gara për Tiranën/ Këlliçi: Veliaj do të ishte kandidati më i dobët i PS, më i lehti për ta mundur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Republika popullore e protestës

Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën

September 30, 2026
Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

September 30, 2026
Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

September 30, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

September 30, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

September 30, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

September 30, 2026
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com