Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka shkarkuar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës, Syrja Bello, pas kritikave të ashpra të bëra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka vendosr në vend të Bellos, Klodian Kondi.
Kujtojmë se dje kryeministri Rama bëri një takim me drejtuesit e Policisë, ku plagosjen në një lokal nate në Sarandë, e përdori si shembull për të ilustruar korrupsionin mes disa drejtuesve policie dhe pronarëve të lokaleve.
Ndryshime ka pasur edhe në drejtorinë e Korçës, ku vendin e zëvendësdrejtorit Hamdi Fjore, i cili u emërua drejtor në Kukës, e zë Ferdinant Zëre.
g.kosovari