Jennifer Lopez prej vitesh po mundohet me çdo kusht që videot e saj skandaloze që posedon ish-ashkëshorti i saj nga martesa e parë, Ojani Noa, të mos dalin në publik.
Ajo është në proces gjyqësor për të mbrojtur këtë dhe ka shpenzuar me miliona dollarë për të siguruar që të mos dalin, por ish-bashkëshorti dhe partneri i tij i biznesit besojnë se kanë gjetur një mënyrë legale për t’a nxjerrë.
“In Touch” ka mësuar se videoja përmban momente intime të artistes gjatë muajit të mjaltit e gjithashtu edhe disa sekuenca nga jeta private, si ajo me nënën e saj ku dëgjohet JLo duke i bërtitur e duke i thënë se nuk do i japë më para për të luajtur në lojëra fati.









