• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pas këtij investimi do të…”/ Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri për dy lagjet e Sarandës

by
22/06/2022 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qytetin e Sarandës është duke u investuar për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit i cili do të furnizojë me ujë të pijshëm lagjen “Baba Rexhepi” dhe Logu i Dardhës. Aktualisht këto zona informale kanë mungesë të theksuar të furnizimit, një problematikë e mbartur ndër vite, ndërsa përmes këtij investimi synohet t’i jepet zgjidhje kësaj situate duke e përmirësuar ndjeshëm.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e AKUM, Klevis Jahja ndoqën nga afër punimet që po bëhen në këtë zonë.

Drejtori Jahja sqaroi se ka përfunduar puna për rehabilitimin e depos me një kapacitet prej 2 mijë metër kub, ndërsa po punohet për rrjetin e transmetimit dhe më pas atë të shpërndarjes. Ky investim do të ndikojnë jo vetëm në zonën në fjalë, por do të bëj të mundur gjithashtu rritjen e kapaciteteve për furnizimin me ujë për pjesën tjetër të qytetit.

“Pas këtij investimi do të rritet sasia e furnizimit me ujë për këto zona, të cilat vërtetë janë ndërtuar, por realisht kanë akoma potencial për tu zhvilluar dhe kjo infrastrukturë aktualisht i jep një mundësi zonës që të marrë të gjitha shërbimet me ujë. Investimi parashikon dhe lidhjen me sisteme matëse individuale, për të gjithë. Janë rreth 2 mijë familje dhe 200 biznese. Aktualisht flasim për 10-15 mijë banorë. Gjithashtu pjesë e investimi është parashikuar edhe një linjë transmetimi në Kordën e Marinës e cila i paraprinë zhvillimit të zonës”, tha Jahja.

Ministrja Belinda Balluku u shpreh se investimi në rrjetin e ujësjellësit do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm të gjithë kësaj zone duke shtuar se kjo ndërhyrje që po kryhet jo vetëm do t’ju ofroj banorëve një shërbim jetik, por do të përmirësojë edhe situatën financiare të shoqërisë së ujësjellësit pasi do të shoqërohet me rritje të numrit të abonentëve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal tek reforma që do të ndërmerret në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve e cila do të reduktojnë numrin e shoqërive duke i bërë ato më efikase.

“Përmes këtij agregimi, me 16 njësi kryesore të drejtuara nga AKUM-i me borde mbikëqyrës, me gjithçka që parashikohet në konceptin e një shoqërie anonime, ne do të fillojmë nga puna menjëherë për të përmirësuar menaxhimin. Nga të gjithë bilancet që kemi bërë është investuar shumë gjatë këtyre viteve në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, por nga ana tjetër çfarë ne kemi si rezultat nuk i korrespondon investimit që kemi bërë”, u shpreh Balluku.

Ministrja kërkoi bashkëpunimin e pushtetit vendor, por edhe drejtuesve të drejtorive të ujësjellësit, në mënyrë që ky proces të jetë sa më i suksesshëm. Sipas saj harmonizimi i investimeve është i rëndësishëm në këtë sektor duke shtuar se ndër vite investimet kanë qenë të copëzuar dhe jo të plota.

“Jemi të gjithë në një mendim edhe donatorët e huaj, KFV-ja dhe të gjithë kontribuuesit e tjerë, që tashmë ka ardhur momenti për ta rishikuar të gjithë procesin e ujësjellës-kanalizimeve përmes një mënyre të re organizimi dhe që kryesimin e këtij organizimi padyshim tashmë do ta mbajë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes AKUM-it”, tha Balluku.

Referuar investimeve në zonën e Sarandës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë, si dhe përmirësimi i infrastrukturës në rrugën e pikës kufitare të Qafë Botës do të rrisin akoma edhe më shumë fluksin e vizitorëve duke nisur që ka ky sezon turistik.

/e.d

Next Post
“Opozita ka shkuar për skrap”/ Spahiu i habitur: Më e votuara në PD, Fatbardha Kadiu. Pyeta dhjetëra miq por s’e njihte asnjë

Dashuria BE-Shqipëri, si dasma e vajzës së Hasanit me nipin e mbretëreshës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In