• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas ikjes së Kryepeshkopit Anastas do shikojmë kishën e vërtetë shqiptare

by Ben Andoni
26/01/2025 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Vdekja e klerikut më të lartë të kishës ortodokse shqiptare është një humbje e madhe për komunitetin ortodoks shqiptar. Kryepeshkopi Janullatos për shkak të shtetësisë, qëndrimeve dhe mënyrën sesi është sjellë në krye të kishës shqiptare ka krijuar shumë respekt, por jo pak herë reaksione të ndryshme. Përballja e çdo veprimtarie të Kishës ortodokse shqiptare ka pasur kundërshti, që kleriku i kulturuar ia ka fashitur me maturinë, kulturën e madhe dhe kujdesin. Politika jonë e të gjitha krahëve pavarësisht se indirekt e ka ngacmuar, përpara tij ka qenë vlerësuese dhe jo vetëm: i ka vlerësuar maturinë, kulturën dhe mbi të gjitha rolin e tij. Megjithëse autoritetet shqiptare ia vonuan shtetësinë, më 2017 ia akordoi përmes presidentit Meta.
Brenda kishës sonë kundërshtarët e tij të pakët se kanë pasur dot staturën e mjaftueshme të përballjes, qoftë sa i përket problemeve teologjike; atyre të tjerave që lidhen me kishën shqiptare; ashtu si edhe atyre të natyrës organizative. Kjo shpjegon edhe faktin që ai vazhdoi i qetë që nga viti 1992 të drejtojë por edhe ta kalojë tranzicionin e vështirë të organizimit të kishës shqiptare nga hiçi i socializmit deri në përgatitjen e një personeli të tërë deri në klerikët më të lartë, që tashmë do u duhet të marrin fatin e kishës ortodokse shqiptare dhe do të tregojnë thellësinë e rrënjosjes së besimit ndër shqiptarë.
Kuptohet se do të duhen kohë, që Shqipëria të ketë një klerik me formimin dhe staturën e Kryepeshkopit Janullatos. Sa i përket marrëdhënieve vështirë se kisha jonë do të ketë një përfaqësues të tillë me aq njohje dhe respekte, jo vetëm nga vendi i tij i origjinës (Greqia) por edhe nga vetë Patriarkana. Të mendosh kryepeshkopi (emri zyrtar: Anastiasos Gerasimos Yannoulatos) ka qenë deri drejtuesi i Përgjithshëm Apostolik i Kishës Ortodokse Greke, që nënkupton funksioni më i lartë administrativ i njërës prej kishave më të fuqishme ortodokse. Shërbeu në disa vende të Afrikës, ku përhapi dhe ngriti misionet e krishtera ortodokse në Kenia, Uganda dhe Tanzani, në emër të Patriarkanës. Kurse në fillim vitet ’90 erdhi si eksark (përfaqësues diplomatik klerikal) në Shqipëri për ta ngritur kishën tonë dhe në vitin 1992 u zgjodh si primati i saj. Jo vetëm ringritja e shumë kishave kudo në vend, por edhe përfundimi i katedrales së madhe në Tiranë dhe realizimi i Akademisë së klerikëve në Shën Vlash të Durrësit do jenë një trashëgimi, që do mjaftonin ta mbanin figurën e tij shumë të respektuar.
Sinodi i shenjtë, organizimi i cili do përcaktojë pasardhësin e tij, do i duhet pak kohë sipas statutit të përcaktojë klerikun, që do ta pasojë. Për fat, tashmë janë disa klerikë në krye të peshkopatave me origjinë shqiptare, por pesha e tyre do duket kur ta drejtojnë kishën shqiptare. A do ketë më përballje mes individëve, që jo pak herë dalin dhe mëtojnë për probleme teologjike ose të respektit të autoritetit të kishës së dikurshme; si do të vazhdojë respekti dhe vlerësimi për figurën e Fan Nolit dhe patriotëve të tjerë të kishës; sa do mundin të përballin shterimin e besimtarëve në një kohë gjithnjë e më larg religjionit…?! Një varg pyetjesh, por të gjitha këto mbeten të shikohen, kurse kisha jonë i duhet të tregojë sesa do ta përcjellë trashëgiminë e të ndjerit Janullatos dhe individualitetin e saj. (Javanews)

Next Post
Dhunoi ish-gruan dhe goditi me sende të forta avokatin, arrestohet 35-vjeçari

Dhunoi ish-gruan dhe goditi me sende të forta avokatin, arrestohet 35-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In