• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krijoi parti kundër PD, Topalli sot optimiste: Kemi shansin për të bërë mazhorancën!

by A R
23/04/2025 23:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne zgjedhjet e 2021 krijoi parti dhe garoi kunder PD. Por sot, Jozefina Topalli shfaqet deputete e sigurt dhe si drejtuesja politike e PD-së për diasporën. Sonte ajo është shprehur se në zgjedhjet e 11 majit, opozita ka të gjitha mundësitë për të qenë mazhorancë dhe qeverisur.

Topalli tha se “më 11 maj shqiptarët nuk do duartrokasin, por do japin një faturë që do jetë e qartë, e drejtpërdrejtë dhe shumë e hidhur për zotin Rama”, duke shtuar se qeveria e tij, në Ballkanin Perëndimor, është kampione në korrupsion.

Ndër të tjera, ajo bëri edhe një krahasim mes dy forcave më të mëdha politike në vend, PD dhe PS, duke thënë se e para është serioze dhe ka një program, ndërsa e dyta një kabare.

Topalli: Unë mendoj se kemi shansin për të bërë mazhorancën dhe për të qeverisur. Po nisem me atë që ka thënë Rama këto katër muajt e fundit. Para katër muajsh tha do marrin 115 mandate, pastaj zbriti në 85 dhe para pak ditësh tha se e sigurt se kemi 71. Edhe ai është i vetëdijshëm për rënien vertikale.

Jam e bindur se më 11 maj shqiptarët nuk do duartrokasin, por do japin një faturë që do jetë e qartë, e drejtpërdrejtë dhe shumë e hidhur për zotin Rama.

Ne nuk kemi një qeveri, por një klub privat që e konsideron vendin tonë si një skenar, ku fushatën elektorale mund ta bësh si kabare, ku dikën e urdhëron të kërcejë, por regjisori, aktori dhe spektatori i vetes së tij mbetet i njëjti person. Ndërkohë përtej kësaj shfaqjeje që njerëzit e shohin non sens, ka një përpjekje se cila do të jetë mënyra për të mbajtur pushtetin. Mesa duket këtë radhë nuk do ta ketë të thjeshtë sepse gjërat kanë ndryshuar përtej oqeanit.

Pushteti i tij po i shembet, po i shkërmoqet. Jo vetëm për shkak të njerëzve në burg, por edhe ata që i ka fortifikuar në listën e Tiranës të cilët duket se janë kandidatët e parë për t’iu bashkuar gjysmës tjetër të qeverisë. Gjë që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Në Ballkanin Perëndimor është kampioni në korrupsion që shkon në përmasa të paimagjinueshme.

Diferenca e madhe mes dy kampeve është se njëra flet për program, që është shumë serioz, i vërtetë që ka të bëjë me jetën e njërit, tjetra është kabareja.

Programi i PD-së duke u nisur nga situata ku jemi, nisur nga arsimi, siguria ushqimore, siguria fizike.

Nga njëra anë mungon totalisht kolona e humanizmit dhe kabare, nga ana tjetër kemi një parti që flet për një minimumin jetik, për një rrogë mesatare, për një bonus për ata që nuk kanë mundësi, për një taksë të sheshtë, për një drejtësi sociale. Diferenca është si e bardha me të zezën.

Next Post
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Shansi juaj i mall,eshte NOC RROKU,ca leshe shansit keni ju,35 rrena,mashtrime,vjedhje e shkatrrim total te vendit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po deputetët e PD a i godisni me vezë si mua?”- Ligjvënësja socialise “kap mat” me pyetje mjekun aktivist: Ju thoni se i keni target edhe ata, por…

“Po deputetët e PD a i godisni me vezë si mua?”- Ligjvënësja socialise “kap mat” me pyetje mjekun aktivist: Ju thoni se i keni target edhe ata, por…

October 9, 2026
E pazakontë, vidhen 30 mijë shishe verë ne Itali, vlera 5 milionë euro!

E pazakontë, vidhen 30 mijë shishe verë ne Itali, vlera 5 milionë euro!

October 9, 2026
Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin në Rusi, kancelari Merz me akuza të forta: Absolutisht imorale, jam i indinjuar!

Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin në Rusi, kancelari Merz me akuza të forta: Absolutisht imorale, jam i indinjuar!

October 9, 2026
Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

October 9, 2026
EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

October 9, 2026
“Karriera do varet nga performanca”- Rama prezanton “Shkallën e Meritës” dhe paralajmëron “ata që nuk punojnë”: Transformim i Administratës

“Karriera do varet nga performanca”- Rama prezanton “Shkallën e Meritës” dhe paralajmëron “ata që nuk punojnë”: Transformim i Administratës

October 9, 2026
“Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike”- Kryeministri Rama njofton portofolin e ri në Qeveri: Do drejtohet nga…

“Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike”- Kryeministri Rama njofton portofolin e ri në Qeveri: Do drejtohet nga…

October 9, 2026
Ish-ministri Hasani: Beogradi prej 6 muajsh pa ambasador, të forcohet diplomacia shqiptare në rajon

Ish-ministri Hasani: Beogradi prej 6 muajsh pa ambasador, të forcohet diplomacia shqiptare në rajon

October 9, 2026
“E kam nusen e vëllait”- Dhoma e Avokatisë ‘fal’ juristin që theu bojkotin për të mbrojtur nënën me fëmijën 4 muajshe!

“E kam nusen e vëllait”- Dhoma e Avokatisë ‘fal’ juristin që theu bojkotin për të mbrojtur nënën me fëmijën 4 muajshe!

October 9, 2026
Vaksina e personalizuar kundër kancerit jep rezultate pozitive në “Fazën 3” -

Alarm për virozat dhe gripin! Nis aplikimi i vaksinës, 280 mijë doza për të shmangur komplikacionet

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com