Sapo kreu i Partisë Demokratike përfundoi fjalën e tij, nisi hedhja e fishekzjarreve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë.
Menjëherë pas kësaj, policia u përgjigj duke hedhur ujë në drejtim të protestuesve.
Pas thirrjeve të vazhdueshme për largimin e protestuesve, ata janë larguar nga godina e Kryeministrisë, dhe janë nisur drejt ambienteve të Kuvendit. Ky skenar është parë edhe në protestat e mëparshme.











