• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pas gjashtë ditësh përpjekje, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes totale

by E S
06/07/2025 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas gjashtë ditësh me përballje intensive me flakët në landfillin e qytetit, situata është thuajse nën kontroll të plotë. Sipas autoriteteve, 95% e zjarrit është shuar, ndërsa pjesa e mbetur përbëhet kryesisht nga avuj dhe gazra të mbetura nga materialet e djegura dhe uji i përdorur për fikje.

Në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm çdo ditë kryetari i Bashkisë Elbasan, si edhe drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara. Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, u shpreh se “kjo është një betejë që po e fitojmë bashkërisht”, ndërsa theksoi se angazhimi i strukturave vendore dhe qendrore ka qenë maksimal.

“Është dita e gjashtë e luftës që bëjmë bashkërisht, bashkë me zjarrfikësit e Elbasanit, zjarrfikësit kombëtarë, emergjencat civile, forcat e ushtrisë, si edhe me kompanitë private që operojnë në Elbasan, të cilat kanë dhënë një dorë të mirë në fikjen e zjarrit,” deklaroi Llatja për mediat.

i shtoi se është bërë një punë kolosale dhe vatra fillestare tashmë është e izoluar: “Ne mendojmë se e kemi vënë në kontroll. Është akoma vatra fillestare, e cila, siç shihet pas nesh, vazhdon dhe shkrin. Besoj se do të vazhdojë edhe dy ditë, por gjithçka është e izoluar. Ka vetëm gaz dhe avull, për shkak të ujit të tepërt që është hedhur në landfill.”

Llatja gjithashtu falënderoi të gjitha strukturat për angazhimin dhe përpjekjet e pandërprera. “Unë dua të falënderoj zjarrfikësit, forcat e mbrojtjes, ushtrinë, të gjithë ata që kanë kontribuar në vënien nën kontroll të situatës në landfillin e Elbasanit. Kemi bërë përpjekje maksimale. I gjithë stafi i emergjencave civile ka qenë këtu që në momentin e parë dhe deri më sot jemi në dispozicion pa orare, në bashkëpunim edhe me ASHP-në, ndërmarrjen publike të Bashkisë së Elbasanit, por edhe me zjarrfikësit e qarqeve të tjera Fier, Berat, Kamëz, Tiranë, të cilët na janë vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Zjarrfikësve.”

Duke folur për gjendjen aktuale në terren, kreu i bashkisë bëri të ditur se nuk ka më vatra të reja dhe as përhapje të vatrave ekzistuese. Ai theksoi se punimet për kapsulimin e mbetjeve të ekspozuara ndaj agjentëve natyrorë do të vijojnë deri në eliminimin e plotë të rrezikut.

Në fund, Llatja bëri edhe një apel publik dhe një ndjesë për qytetarët. “Duam t’i bëjmë apel të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Elbasanit por të gjithë Shqipërisë, zjarret zakonisht vijnë ose nga pakujdesia, ose nga zjarrvënia e qëllimshme. Edhe një zjarr i vogël për nevoja bujqësore mund të sjellë një katastrofë. Ndërkohë, dua të kërkoj ndjesë për ndotjen dhe tymin që është përhapur ditët e fundit. Kemi qenë në terren pa ndalim dhe do të qëndrojmë këtu deri në përfundimin e plotë të operacionit.”

Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, e cilësoi këtë si një nga operacionet më sfiduese të dekadës së fundit. I ndodhur gjithashtu në vendin e ngjarjes, Cara u shpreh se përballja me materialet plastike dhe komponime të tjera ndotëse e bëri zjarrin jashtëzakonisht të vështirë për t’u shuar. “Ka qenë një nga operacionet më të vështira të viteve të fundit, pasi kemi pasur të bëjmë me një zjarr mbytës në vetvete, me disa lloj komponentësh si plastika dhe shumë materiale të tjera. Është dashur të përdorim qindra kilogramë shkumë dhe tonelata inerte për të mbuluar zjarrin dhe për ta mbajtur të izoluar.”

Ai vlerësoi bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme dhe bashkitë e tjera, të cilat vunë në dispozicion mjete dhe forca zjarrfikëse nga Berati, Tirana, Kamza dhe më gjerë. “Tashmë 95% e vatrës së zjarrit është totalisht e izoluar. 5% e mbetur përbëhet nga avuj dhe gazra, por pa prani flakësh. Mund të themi me bindje që ky zjarr është i menaxhueshëm dhe do të mbahet nën kontroll edhe në ditët në vijim,” u shpreh Cara.

Ai theksoi se situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe çdo zjarr i ri do të trajtohet me reagim të menjëhershëm. Ndër të tjera, ai i bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë, të njoftojnë menjëherë për çdo vatër të re dhe aty ku është e sigurt të ndihmojnë në fikjen e saj. “Çdo vatër zjarri nis e vogël dhe kthehet në një vatër masive. Ndaj ndërhyrja në momentin e parë është vendimtare,” theksoi drejtori i zjarrfikësve.

Next Post
Me shpejtësi tej normave dhe një parakalim të gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Me shpejtësi tej normave dhe një parakalim të gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

March 12, 2026
Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

March 12, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Rritja e çmimit të naftës, Trump: SHBA-të përfitojnë shumë para nga kjo krizë

March 12, 2026
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In