Pas valës së madhe të largimeve nga Lëvizja Socialiste për Integrim, kjo forcë politike ka nisur procesin e riorganizimit tërësor të strukturave për të shmangur lëvizjet e tjera.
Procesi ka nisur nga Skrapari ku edhe pse njihet si zona ku ka mbështetjen më të madhe, ka pasur mjaft lëkundje.
Ka qenë nënkryetari Luan Rama i cili ka zbritur në bazë për të stabilizuar gjendjen.
“Në Skrapar LSI është e do të jetë gjithmonë forcë e parë, referencë krenarie për LSI-në. Nga Skrapari po nisim një proces riorganizimi tërësor të LSI-së”, u shpreh Luan Rama./a.m.